Grip dhe viroza stinore, Alimehmeti: Nuk duhet të trajtohemi me antibiotikë! Numri i të sëmurëve do shtohet, është normale

7 Janar 2023, 15:32| Përditesimi: 7 Janar 2023, 15:46

  • Share

“Nuk duhet të trajtohemi me antibiotikë”. Këtë sugjerim ka mjeku Ilir Alimehmeti për të gjithë pacientët që kanë simptomat e gripit apo virozave stinore. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu u shpreh se pacientët duhet të kërkojnë ndihmën e mjekut nëse gjendja shëndetësore nuk përmirësohet pas 3-4 ditëve.

“Nuk duhet të trajtohemi me antibiotikë. Jemi në mes të sezonit, ishte diçka e parashikueshme. Virozat janë të ngjashme me ato Covid. Bakteret luftohen me antibiotikë, viruset e gripit i trajtojmë përmes imunitetit. Nëse bëhet fjalë për ndërlikime të grupit që nuk ndodhin 3-4 ditët e para dhe nëse mjeku vë re infeksion bakterial, atëherë po”, tha Alimehmeti.

Sa i përket fluksit nëpër spitale, u shpreh se është normale që prindërit të kërkojnë ndihmë nga mjekët për fëmijët pasi janë raste më sensitive. Megjithatë këtë situatë e konsideron normale duke qenë se çdo vit, në janar ka raste të qytetarëve të sëmurë me grip.

“Numri do shtohet, janari i tillë është, gripi do bëjë të vetën. Kur bëhet fjala për fëmijë, është pak më sensitive, njerëzit shqetësohen më shumë. Duhen lëngje, ushqime. Rastet që komplikohen do kenë nevojë për trajtim por nuk mund të ketë qindra raste”, tha Alimehmeti.

Mjeku shtoi se nuk jemi në situatën që të marrim masa madhore dhe t’i kthehemi jetës si në kohën e pandemisë.

“Gripi është ngjitës por nuk mund të diskutojmë masa madhore. Nëse vetë jam i sëmurë, ato 3-4 ditë nuk takoj të tjerë. Jeta nuk mund të ndalet për një grip. Indikatori që duhet të shohim sa janë të shtruarit në spital, shumë pak. Njerëzit e bëjnë trajtimin në shtëpi. Nuk mund të ndalet jeta e një kombi për një grip. Nuk është situatë emergjente. Ka pasur raste kur janë marrë masa për gripin, por nuk është absolute sot situata”, tha Alimehmeti.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?