Grip e viroza, fluks në Pediatrinë e Tiranës, 370 fëmijë në ditë paraqiten në urgjencë! Prindërit: Presim dy orë në radhë

4 Janar 2023, 18:14| Përditesimi: 4 Janar 2023, 18:21

  • Share

Infeksionet respiratore të shkaktuara nga virozat dhe gripi kanë sjellë një fluks të shtuar në urgjencën e pediatrisë në Tiranë. Vetëm ditën e martë, 370 fëmijë me komplikacione e temperaturë të lartë kërkuan ndihmë nga bluzat e bardha.

Në shumë raste prindërit janë të detyruar të presin më shumë se një orë në radhë, me fëmijët që dergjen nga temperatura.

“Gjendje gripale. Dy ditë”, tha një prind.

“Po presim në radhë, shumë radhë, 20 veta para”, tregoi një tjetër.

Dhimbje koke, trupi, temperaturë apo diarre janë simptomat më të shpeshta që mjekët hasin tek pacientët e vegjël.

“Ka dhimbje  të forta në bark, dhimbje koke, diarre.

“Rreth tre ditë. Mendoja se do bëhej më mirë. Nuk ka ardhur radha akoma sepse ka fluks”, përfundoi një tjetër.

Sipas mjekëve, në qarkullim janë disa viroza, të cilave u është mbivendosur edhe gripi. Nga ana tjetër dyshimet janë edhe për qarkullimin e nënvarianteve të Covid. Në këto kushte ata bëjnë thirrje për shmangien e grumbullimeve dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?