Gripi dhe Covid/ Studiuesit: Ja pse duhet të shqetësohemi për vjeshtën dhe dimrin që po vjen

27 Gusht 2020, 13:41| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 13:45

  • Share

Zyrtarët e shëndetësisë në botë po bëjnë përpjekje për të siguruar për të gjithë vaksina të mjaftueshme të gripit. Autoritetet e shëndetësisë po bëjnë apel për domosdoshmërinë e saj në mes një situate të rëndë shëndetësore e shkaktuar nga Covid.

Por si do të funksionojë dhe a do të shkojnë gjërat më keq gjatë këtij viti?

Gripi është një sëmundje e zakonshme, shumë infektive, e shkaktuar nga një virus. Ai mund të jetë shumë i rrezikshëm veçanërisht për të moshuarit, fëmijët shumë të vegjël dhe njerëzit me sëmundje të tjera të mbartura Problemi këtë vit është se grupe të caktuara njerëzish, siç janë personat e moshuar, gratë shtatzëna dhe ata me sëmundje të tjera janë gjithashtu të kërcënuar jo vetëm nga gripi por edhe nga Covid. Dhe ndërsa shumë njerëz të shëndetshëm mund ta luftojnë gripin përmes vaksinës, ndonjëherë gjërat janë më të ndërlikuara. Komplikimi më i zakonshëm është një infeksion bakterial i mushkrive, i cili mund të shndërrohet në pneumoni. Komplikime të tjera që kërcënojnë jetën përfshijnë meningjitin dhe shokun septik.

Gripi dhe Covid bashkë
Ekzistojnë disa prova shkencore se një infeksion i dyfishtë me grip dhe koronavirus është vdekjeprurës. Pork a që mendojnë dhe besojnë se të infektuarit me një virus mund të ndihmojë në parandalimin e infektimit me një virus tjetër. Gjithsesi kjo ende nuk është vërtetuar. Ajo që është e frikshme është se një sezon dimëror me grip dhe covid mund të saturojë spitalet apo të krijojë të tjera vështirësi. Nëse shumë nga stafi mjekësor do sëmurej nga gripi, ata mund të mos jenë në gjendje ti përgjigjen kujdesit për të prekurit nga infeksioni i koronavirusit. Studiuesit gjithsesi mendojnë se distancimi fizik, maskat dhe respektimi I higjienës personale mund të ulin ‘sasinë’ e gripit gjatë vjeshtës dhe dimrit. Ata e mbështesin mendimin e tyre edhe në faktin se në vende si Australia, sezoni i gripit këtë vit ka qenë më i butë nga sa pritej.

Si ta kuptojmë nëse kemi grip apo Covid?

Të dyja gripi dhe koronavirusi mund të shkaktojnë ethe, kollë, lodhje, dhimbje muskulore dhe dhimbje koke. Disa njerëz - kryesisht fëmijë - kanë simptoma të tjera si diarre dhe të vjella.

Disa nga këto simptoma janë vërejtur edhe kur njerëzit janë të sëmurë me viruse të tjera të zakonshme të dimrit si gripi. Gjithashtu gripi dhe koronavirusi mund të përhapen përpara se njerëzit të shfaqin ndonjë simptomë ose edhe nga njerëz që nuk tregojnë fare simptoma. Kjo mund t’i vështirësojë gjërat këtë dimër dhe gjithashtu kjo është arsyeja pse vaksina e gripit është e domosdoshme, veçanrisht tani

A është vaksina e duhur?

Çdo vit, OBSH-ja studion rreth qarkullimit të shtameve të gripit për të dhënë rekomandime për vaksinat e sezonit të ardhshëm. Pork y mund të jetë vetëm një parashikim, pasi vaksinat duhet të bëhen paraprakisht - shpesh gjashtë muaj para se virusi të fillojë të qarkullojë në një vend. Ndërsa ekspertët pajtohen se kjo nuk është gjithmonë 100% e saktë, ata thonë se është më mirë të vaksinohen kundër disa llojeve të gripit sesa aspak - veçanërisht gjatë një pandemie si kjo e koronavirusit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?