Dyndje pacientësh në pediatrinë e QSUT, pritje për të vizituar të vegjlit! Prindërit: Skandal, 4 orë në radhë me fëmijën me 39 gradë, vetëm 2 mjekë në turn

8 Janar 2023, 20:53| Përditesimi: 8 Janar 2023, 21:05

  • Share

Virozat e stinës e gripi stinor kanë krijuar fluks e radhë të gjata pritjeje në urgjencën pediatrike. Të alarmuar nga situata e krijuar prindërit shprehen të shqetësuar për pritjet që shkojnë deri në 4 orë dhe për mungesën e mjekëve për përballimin e këtij fluksi.

 “Kemi katër orë që rrimë tek urgjenca. Pikë respekti nuk kam për shtetin, jo për punonjësit. Këto s’kanë faj. Janë dy doktorë dhe numri i radhës 140.”- tha një prind.

“Presim në radhë. Jam numri 161. Kam gjysmë ore që pres. Goca me temperaturë 39 e dy vija .” - tha një nënë.

“Kemi një orë e 30 minuta që presim dhe dy orë do pres. Brenda është plotë. Po punon vetëm një doktor.” - tha një tjetër prind.

Virozat dhe gripi stinor kanë shpërthyer tek moshat pediatrike. Radhë të gjata pritjeje dhe fluksi i shtuar ka qenë  papërballueshëm nga urgjenca pediatrike ku sipas prindërve shërbimi nuk është i duhuri pasi nuk ka mjek mjaftueshëm.

 “Temperatura e lartë që shkon 39-40 gradë është simptoma më e shpeshtë, temperaturë, temperaturë e cila ka qenë e pamenaxhueshme në kushte shtëpie.”

“Me temperature. Ka pas katër – pesë ditë . Me 38 gradë, me 38 e dy vija. E kam pasur me atibiotikë. E sollëm për një rishikim.”

“Që dje mbasdite e kam me temperature. E kam dërguar dhe te mjeku i familjes. Ka marr shurup dhe nuk I bie. Ndërkohë rradha është te 128, do pres unë dy orë edhe tre orë. Temperatura nuk po i bie.”

“Me temperature 39, 38. Ka dy ditë me këtë gjendje.”

“Deri tani me 38 e gjysmë. Është katër vjeç. Ka dy ditë me këto simptoma.”

Në këto kohë virozash pavarësisht këshillës së mjekëve për mbajtjen e maskave e shmangien e grumbullimeve, në urgjencën pediatrike pothuajse askush nuk ishte i pajisur me barrierë mbrojtëse. Në pediatrinë e QSUT rekomandojnë fillimisht konsultën te mjeku I familjes para paraqitjes në urgjencë për të shmangur fluksin dhe kërkojnë mospërdorim të antibiotikëve pa recetë nga specialisti.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 08/01/2023 22:18

    Ne Itali qe njihet me sistemin shendetsor nder me te miret ne bote nqs pret 12 ore je me fat. Nuk shkohet ne urgjence per temperature 38.2 me ba nje kontroll. Duhet te hapen disa klinika qe funksionojn ne fundjave per jo urgjencat dhe kontrollet behen te henen shume mire e jo te dielen

    Përgjigju
  • Miri: 08/01/2023 21:01

    Haha 4 ore pritje hajde ne angli londer e pret 15 deri ne 20 ore me pa doktor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?