Qarkullimi i gripit dhe viruseve është në pikën kulmore, ç’ka evidentohet lehtësisht në urgjencat spitalore dhe qendrat shëndetësore.
Në Gjirokastrës, çdo ditë 30-40 qytetarë kërkojnë ndihmë pranë urgjencës. Zakonisht thotë mjekja marrin ilaçe në shtëpi, ndërsa në spital shtrohen vetëm të moshuarit me sëmundje kronike.
“Numri i personave që paraqiten në urgjencë është i madh. Vijnë me temperatura të lartë dhe kollë, dobësi trupore. Në këtë periudhë dominon gripi i tipit A dhe B, COVID-i shfaqet më pak”, tha mjekja e urgjencës në Gjirokastër, Asipe Shehaj. E pyetur nëse, ka pacientë në gjendje të rëndë, ajo shprehet: “Po patjetër që ka pasur raste që janë hospitalizuar, sidmos mosha e tretë që kanë patologji shoqëruese, pra të sëmurë kronike”, thotw mjekja.
Në vend po qarkullon gripi i i tipit A dhe B që manifeston temperaturë të lartë, ethe, kollë dhe dhimbje muskulare. Bazuar në të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik, në rang vendi numëron 15 mijë raste me grip gjatë një jave. Ndërsa rastet e testuara me Covid-19 janë më pakta.