Ferma 'Rea'

Sociale

Gripi i shpendëve/ 69 mijë pula të ngordhura tek ferma Rea's, bllokohen 250 mijë vezë! Ende s'ka nisur asgjësimi

6 Mars, 11:40| Përditesimi: 6 Mars, 15:14

  • Share

DURRES- Janë 69 mijë krerë shpendë të fermës Rea's të ngordhura dhe janë eliminuar për të penguar përhapjen në kapanonet e tjera të gripit.

Por ende nuk ka nisur procesi i asgjësimit, pasi në rast groposje duhet të merret leje fillimisht nga bashkia Durrës dhe nga autoritetet mjedisore. Ndërkohë po shqyrtohet edhe mundësia e incenerimit, pra e djegies.

Po ashtu janë bllokuar dhe 250 mijë vezë të këtij kapanoni dhe AKU do të merret me asgjësimin e tyre. Po ashtu një grup pune nga Ministria e Bujqësisë dhe AKU ka bërë verifikimet në treg nëse ka vezë Rea's të dala me datë 3 mars, por nuk është konstatuar të ketë, informon gazetarja e Report Tv, Eliza Gjediku. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 06/03/2025 12:34

    Ne fillim te shiten vezet e pastaj te jepet urdhri per asgjesim or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket vendimi i qeverisë për të mbyllur me një vit Tik Tok?