Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë, Tana Kika, në deklaratën e sotme ka nënvizuar se konsumimi i produkteve të shpendëve nuk është i rrezikshëm për shëndetin e njerëzve. Sipas saj sugjerohet qe produktet të gatuhen mbi 75 gradë celsius.
Më 12 mars erdhën njoftimet e para. Pavarësisht se rezultatet e analizave dilnin negative, ne nuk i reshtëm marrjen e mostrave më datë 19 mars ne arritëm ta izolonim gripin e shpendëve duke marrë të gjitha masave. Ne e kaluam në qershor-gusht 2021 gripin e shpendëve. Ky rast që është konstatuar më 19 mars. Është i rrallë sepse normalisht përhapet tek shpendët e oborrit që kanë kontakte me shpendët migratore. Atëherë ne arritëm ta mbanim jashtë këtyre komplekseve. Sëmundja nuk sjell probleme të produktet që konsumohen nga njerëzit", tha znj. Kika.
Lajmi kryesor:
Gripi i shpendëve/ Pulat e ngordhura lihen në mes të fermës për 3 ditë! Ministria e Bujqësisë pas 'ping-pongut' me Bashkinë e Durrësit, i gropos në Shijak! Fillimisht s'pranoi të tregonte vendin
K.T.//ReportTv.al