TIRANE- Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë në Tireanë Sulejman Kullolli në një intervistë ekskluzive për Report Tv thotë se janë 23 mijë pula të ngordhura tek një nga kapanonët e firmës Rea’s në Xhafzotaj të Durrësit.
Për gazetaren Eliza Gjediku, Kullolli tha se asnjë produkt nuk ka dalë me treg nga ferma prej 3 marsit ndërsa nuk ka dyshime për raste të gripit të shpendëve në ferma të tjera.
"Ka qenë vetë kompania që ka njoftuar ngordhjen masive që u pasua më pas dhe me karantimin e saj. Po brenda 3 marsit analizat konstatuan se kemi të bëjmë me shfaqje të sëmundjes së influencës në këtë stabiliment. Shërbimi veterinar mori masën e vendosjes në karantinë fermën, për mos hyrje e dalje të të gjithë produkteve e nënprodukteve.
Më pas u vijua me masat e tjera. U mblodh qendra kombëtare e krizës dhe ajo rajonale. U ngritën grupet e punës për monitorimin e situatës në terren, në të gjitha fermat e zonës 3 dhe 10 km që të marrim masa për mos përhapjen e sëmundjes. Nga data 3 që është vendosur stabilimenti në karantinë, të gjitha shpendët, vezët dhe materialet e ushqimit janë në masa të rrepta karantimi" tha Kullolli.
A kemi garanci se nuk ka dalë asnjë produkt nga stabilimenti?
Nga data 3 kur është shfaqur sëmundja në stabiliment nuk ka dalë asnjë produkt nga stabilimenti. Vezët janë nën mbikqyrjen e AKU-së dhe po merren masat për verifikimin e sasive të vezëve"
Nga 4 kapanone të që ka ferma Reas-, vetëm në një është shfaqur sëmundja.
"Në 3 të tjerat nuk kemi raste ngordhjesh. Ai kapanon është nën masa të rrepta karantimi. Në këtë kapanon kemi 69 mijë kerë shpendë. Në momentin që nisi sëmundja në datën 3 dhe deri në datën 4 kanë ngordhur 23 mijë' tha Kullolli.
Çfarë ndodh me shpendët e ngordhura?
Sot në darkë do të vendoset për mënyrën si do të bëhet asgjësimi i shpendëve të ngordhura. Janë 3 metoda që po shqyrtohen për asgjesimin: Groposja, incenerimi ose dërgimi në kompani që merren me përpunimin e shpendëve të ngordhura"
Kullolli dha një këshillë për konsumatorët
Virusi i influencës aviare shkatërrohet në temperatura 70%, por në momentin që konfirmohet sëmundja asnjë lloj produkti nuk lejohet të konsumohet nga ai stabiliment"
Ferma qëndron në karantinë për 21 ditë por dhe mund të shkojë dhe në 30 ditë.
Komente
