Gripi i shpendëve/ Dy pulari kërkojnë kompensim për pulat e asgjësuara, kompanitë: Do të padisim Ministrinë e Bujqësisë

2 Qershor 2022, 17:26| Përditesimi: 2 Qershor 2022, 17:31

  • Share

Dy kompani në Durrës që merren me mbarështimin dhe tregtimit e pulave dhe vezëve kërkojnë kompensim nga Ministria e Bujqësisë për dëmet që u shkaktuan në bizneset e tyre nga gripi i shpendëve.

“Është një situatë emergjente. Duhet patjetër që të kompensohemi sa më shpejt, kjo për të ndjekur procesin e ciklizimit dhe për të vazhduar procesin e rikuperimit të kapanoneve. Deri tani nuk kemi një konkluzion të saktë apo një grup ekspertësh që të bëjnë vlerësimin e të gjithë situatës”, tha Enka Rushani nga AIBA kompani.

“Dëmet di të them që janë shumë të mëdhaja, Ne kemi afërsisht rreth 72 000 krerë të dëmtuar. Ne thjesht kërkojmë një ndihmë nga shteti që të dalim sa më shpejt në treg”, u shpreh Aida Deda, kompania Haig.

AIBA company dhe Haig Company pretendojnë se kanë ndjekur protokollin veterinar për asgjësimin e shpendëve të ngordhura, por Ministria e Bujqësisë nuk u ka kthyer përgjigje, në këto kushte thanë se do ti drejtohen gjykatës së Durrësit. Ato nuk folën për vlerën e dëmit por vetëm për krerët, duke përllogaritur mbi 387 mijë pula dhe mbi 540 mije vezë të asgjësuara në dy stabilimentet e prekur nga sëmundja e influences aviare.

Rastet e para me gripin e shpendëve në vend janë regjistruar më 19 mars, ku më së shumti janë prekur pulat e fermave, por ka patur edhe raste të regjistruara në pulat e oborrit. Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka bërë me dije në Report Tv se nuk ka më asnjë vatër aktive me grip shpendësh. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi durres: 02/06/2022 20:14

    Nese paguani sigurimet, duhet te ju paguaje siguracioni,se per kete qe kerkoni,i bjen qe dhe kur fitoni ti ndani leket me shtetin,qe merr vetem taksen si cdo ndermarrjeje juridike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?