Kompania AIBA ka bërë një deklaratë për mediat ku sqaron këndvështrimin e saj në lidhje me situatën e krijuar nga gripi i shpendëve.
Deklarata e plotë
Nisur nga situata me të cilën po përballemi, shoqëria AIBA dëshiron bëjë transparente kronologjinë e kësaj krize, për të dëshmuar vullnetin e saj për të bashkëpunuar me institucionet shtetërore, në shërbim të garantimit të sigurisë së konsumatorit, si prioritet i përhershëm i punës tonë.
Që prej një jave, qeë nga data 12 Mars, 2022, jemi përballur me ngordhje të papritur të pulave, në stabilimentin tone të rritjes se shpendëve në Xhafzotaj, Durrës.
Menjëherë janë njoftuar institucionet përgjegjëse dhe autoritetet kompetente, me të cilat kemi qene në kontakt të vazhdueshëm çdo dite. Gjithashtu, përfaqësuesit e këtyre institucioneve kane qene prezent në ambientet e stabilimentin tone të rritjes se shpendëve në Xhafzotaj, Durrës, çdo dite, duke kryer të gjitha procedurat përkatëse për evidentimin, analizimin dhe diagnostikimin e sëmundjes se mundshme qe dyshohej se kishte prekur pulat.
Qe prej dates 12.03.2022 dhe në vazhdim, pranë stabilimentit tone në Xhafzotaj, Durrës, janë marre disa here kampione/mostra nga përfaqësues të AKVMB për tu analizuar pranë Laboratorit të ISUV. Fillimisht morem informacion se Laboratori i ISUV kishte konkluduar se kemi të bëjmë me infeksion Laringotrakeit Infektiv.
Por nga shenjat shëndetësore dhe klinike qe po shfaqnin pulat, shenja të cilat në i kemi konsultuar menjëherë me specialiste dhe eksperte të fushës, kane sugjeruar me bindje të plote se shenjat klinike në fjale janë karakteristika specifike të gripit të shpendëve (infeksion me Influence Aviare).
Pikërisht për këtë arsye, dhe pavarësisht konkluzioneve fillestare të nxjerra nga Laboratori i ISUV se kishim të bënim me infeksion Laringotrakeit Infektiv, me këmbënguljen tone të vazhdueshme duke i rekomanduar institucioneve përgjegjëse dhe autoriteteve kompetente qe të merrnin seriozisht dyshimet tona të forta, u morën kampione/mostra të tjera me date 19.03.2022. Brenda kësaj dite u kryen analizat përkatëse pranë Laboratorit të ISUV, ku rezultoi analize pozitive për Influence Aviare H5N8 (grip shpendësh)!
Qe prej ditës se mërkure dhe të enjte, datat 16-17 Mars, 2022, kemi marre lajme të ndryshme në media, të cilat paraqisnin sikur ngordhja e shpendëve në disa stabilimente prodhimi në Durres, është fshehur ndaj publikut apo institucioneve!
Duam t'ju bëjmë me dije, se shoqëria AIBA, në asnjë rast nuk ka fshehur ngordhjen e pulave, dhe se çdo dite, qe prej datës 12.03.2022, ka kryer procedurat përkatëse të njoftimit zyrtar në prezence të përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse dhe autoriteteve kompetente (AKVMB, etj.)! Ka qene përgjegjësi e jona profesionale qe të ishim të kujdesshëm në përhapjen e informacionit për publikun deri në verifikimin e plote zyrtar të shkaqeve të ngordhjes se papritur të pulave!
Edhe spekulimet e ndryshme, se në ambjentet e stabilimentit tone të rritjes se shpendeve në Xhafzotaj, kane ngordhur të gjitha pulat, ju bejme me dije se në kete stabiliment jane akoma të shendetshme dhe të gjalla nje pjese e mire e pulave. Por sigurisht, duke qene se u verifikua infeksioni me Influence Aviare H5N8 (grip shpendesh), dyshohet se mund të jene të infektuara edhe pulat e tjera, dhe ambjentet jane vendosur në karantine.
Se fundmi kemi marre informacion se me urdher të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është ngritur Qendra Kombëtare e Krizës, në zbatim dhe në përputhje të Planit të Kontigjences se Sëmundjes se Influencës Aviare, miratuar me Urdhër Nr.234, date 02.06.2021, të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (Nr.4275 Prot., date 02.06.2021).
Ne vijim, të gjitha veprimet për menaxhimin e situatës, do të koordinohen nga kjo qendër!
Si një kompani me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri maksimale për sigurinë e konsumatorëve, AIBA është e hapur për çdo lloj transaprence. Ajo është jo vetëm e gatshme, por është në kërkim të vazhdueshëm të bashkëpunimit me autoritetet për të izolur dhe mos përhapur vatrën e sëmundjes, si dhe kërkon zbatimin e ligjit në çdo pikë, për situate të tilla.
Lajmi kryesor:
Gripi i shpendëve/ Pulat e ngordhura lihen në mes të fermës për 3 ditë! Ministria e Bujqësisë pas 'ping-pongut' me Bashkinë e Durrësit, i gropos në Shijak! Fillimisht s'pranoi të tregonte vendin
K.T./ReportTv.al