Sociale

Gripi i shpendëve, 3 pulëbardha gjenden të ngordhura në Lagunën e Karavastas, grupet e punës po monitorojnë fermat

11 Janar, 10:33| Përditesimi: 11 Janar, 11:03

  • Share

3 shpendë uji janë konstatuar të ngordhur (pulëbardha), në Lagunën e Karavastas nga gripi i shpendëve, bënë me dije Drejtoria e Bujqësisë Fier.

Sipas një njoftimi të bërë nga drejtoria, në vendin ku u gjenden shpendët e ngordhur u bë dezinfektimi i vendit.

'Menjëherë me marrjen e njoftimit nga punonjësit e Agjencisë së zonave të mbrojtura të cilët bëjnë monitorimin e Lagunës së Karavastas kemi ngritur grupet e punës të cilët kanë shkuar për verifikim në terren, ku janë konstatuar 3 shpendë uji të ngordhur (pulebardha). Në vendin ku u gjenden shpendët e ngordhur u bë dezinfektimi i vendit.

Po bëhet monitorimi i lagunës dhe zonës përreth në bashkëpunim me punonjësit e Agjencisë së zonave të mbrojtura për shkak të terrenit lagunor. Janë ngritur 4 grupe pune të cilët po monitorojnë fermat e shpendëve mbi gjendjen shëndetësore të tyre. Deri më tani nuk kemi raste në ferma oborri apo komplekse mbarështimi me shpendë. Është krijuar zona e mbrojtur dhe zona e mbikëqyrur me rreze 3 dhe 10 km ku po bëhen monitorimet e përditshme', thuhet në njoftim. 

Ndërkohë, ditën e djeshme (10 janar), Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë lidhur me situatën e gripit të shpendëve në vend, ku bëri me dije se janë 4 vatra të përhapjes së sëmundjes me influencë Aviare, në Nartë, Zall Herr, Paskuqan dhe në Lagunën e Karavastës.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?