Gripi i Shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Asnjë vatër e re në 24 orët e fundit! Vijojmë kontrollet në të gjithë territorin

29 Mars 2022, 14:06| Përditesimi: 29 Mars 2022, 14:12

  • Share

Në 24 orët e fundit në vend nuk është regjistruar asnjë vatër re me gripin e shpendëve. Kështu deklaroi zv.ministrja e bujqësisë Ermira Gjeci, në një deklaratë për mediat, teksa theksoi se vijon kontrolli në të gjithë territorin.

Gjeci thekson edhe njëherë se ushqimet në tregun tonë, në qendrat e licensuara janë të sigurta për konsumatroët..

"Mbi situatën e gripit të shpendëve në vendin tonë, në 24 orët e fundit nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmuar nga ISUV, dhe po ashtu asnjë denoncim apo njoftim në numrin e gjelbër. AKVMB vazhdon monitorimin e situatës me veterinerët zyrtarë të shërbimit me kontrolle në ferma me drejtim prodhimtari vezë, mishi dhe miks, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.  Nuk ka vatra të tjera të raportuara apo dyshuara nga kontrollet e kryera për monitorim. Ndërkohë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon rregullisht kontrollet në të gjithë territorin e vendit. Nuk janë konstatuar shkelje apo problematika.

Në 24 orët e fundit

•          Nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmruar

•          Nuk kemi vatra të reja infeksioni

•          Nuk kemi asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar 

•          Vazhdojmë fushatën sensibilizuese për informimin e fermerëve mbi evidentimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara.

•          Vazhdojmë monitorimin e të gjithë territorit 

Garantojmë konsumatorin se ushqimet në tregun tonë, në qendrat e licensuara janë të sigurta", tha zv.ministrja.

Rastet e para me gripin e shpendëve në vend janë regjistruar më 19 mars, ku më së shumti janë prekur pulat e fermave, por ka patur edhe raste të regjistruara në pulat e oborrit. Aktualisht në vend janë 5 vatra aktive me gripin e shpendëve, përkatësisht  në Korçë, Divjakë, Durrës, Vlorë dhe Dibër.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?