SHBA- Përhapja e gripit të shpendëve në SHBA ka sjellë një rritje çmimi të vezëve për shkak të mungesës së tyre në treg.
Çmimi mesatar për një pako vezë ishte 2,51 dollarë në dhjetor 2023, ndërkohë në 2024 arriti në 4,15 dollarë.
Departamenti i Bujqësisë parashikon se kostoja e vezëe gjatë këtij viti do të rritet me rreth 20%, citon BBC.
Si pasojë e këtij femomeni javën e kaluar në Pensilvani rreth 10 mijë vezë u vodhën nga një e rimorkio. Siç raporton CNN ato kapnin vlerën rreth 40,000 dollarë.
Epidemia e gripit të shpendëve është raportuar te zogjtë, bagëtitë dhe gjitarët në të gjithë SHBA-në, ndërkohë përhapja e infeksionit te njerëzit është shumë e rrallë.