Gripi i shpendëve, zv.ministrja e bujqësisë: S'ka raste të reja në 24 orët e fundit! Do ndalojmë tregtimin e shpendëve në mjedise të hapura të pamiratuara

26 Mars 2022, 13:33| Përditesimi: 26 Mars 2022, 14:23

  • Share

Në 24 orët e fundit në vend nuk është regjistruar asnjë vatër re me gripin e shpendëve. Kështu deklaroi zv.ministrja e bujqësisë Ermira Gjeci në nëj konferencë për shtyp. Ajo u shpreh se janë kryer kontrolle në të gjithë vendin, duke shtuar se po bashkëpunohet edhe me pushtetin vendor për marrjen e masave për ndalimin e tregtimit të shpendëve të gjallë në mjedise të hapura të pamiratuara.

"Janë kryer rregullisht kontrolle në të gjithë territorin e vendit dhe nuk janë konstatuar shkelje. Është miratuar urdhri dje për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla. Po vijojmë bashkëpunimin për marrjen e masave për ndalimin e tregtimit të shpendëve të gjallë në mjedise të hapura të pamiratuara për shitjen e tyre, përfshirjen e trupës veterinare në rritjen e vigjilencës. Nuk kemi asnjë rast të ri të regjistruar", tha zv.ministrja.

Ajo shtoi se procesi i eliminimit të shpendëve të infektuar  do të zgjasë të paktën edhe 5 deri në 6 ditë, pasi është procedurë që kërkon kujdes.

"Procesi është i gjatë, ka ende kafshë të gjalla që kanë destinacion eliminimin e tyre dhe procedura kërkon që ato të eliminohen gradualisht. Është një proces që mund të shkojë nga 5 deri në 6 ditë. Për vatrat e tjera bëj me dije që janë të pastruara, janë në numër të vogël të ngordhjeve. Janë ferma të vogla apo shpendët e oborrit që duhet të bëjnë dezinfektimit", theksoi ajo.

Gjeci shtoi se prioritet është shuarja e vatrave për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes, ndërsa e pyetur për dëshmpërblimet e fermave që kanë pësuar humbje të mëdha, ajo theksoi se është proces që do të zgjasë.

"Do bëhet hetim epidemiologjik që do shohë si ka evoluar sëmundja dhe më pas do dilet në një konkluzion. Prioritet është shuarja e vatrave të ndalojmë përhapjen e sëmundjes në vatrat e tjera. Ky është fokusi, por situata është në monitorim të vazhdueshëm. Është një proces që do zgjasë dhe do vazhdojmë deri në momentin që do garantojmë që sëmundja është zhdukur", përfundoi zv.ministrja.

Rastet e para me gripin e shpendëve në vend janë regjistruar më 19 mars, ku më së shumti janë prekur pulat e fermave, por ka patur edhe raste të regjistruara në pulat e oborrit. Janë tre vatra aktive të konfirmuara në Durrës, Korçë dhe Dibër. Pavarësisht shqetësimeve te qytetarët dhe panikut të shkaktuar nga kjo sëmundje, autoritetet kanë theksuar më shumë se një herë se nuk paraqitet asnjë rrezik nga konsumimi i mishit të shpendëve apo vezëve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?