Sociale

Gripi Shpendëve zgjeron hartën, zbulohet një vatër e re në Gjirokastër! Mbi 20 pula janë groposur

14 Janar, 10:11| Përditesimi: 14 Janar, 11:51

  • Share

Gjirokastër-Një tjetër vatër e gripit të shpendëve është shënuar në vend. Këtë herë bëhet me dije se rasti në fjalë është zbuluar në fshatin Valarë në Gjirokastër më 11 janar 2025.

Siç informon gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Piro Nase, 20 pula janë groposur nga ana e Sektorit Veterinar.

Dyshimet e para janë ngritur nga një banore, Shefiko Graçi, e cila u shpreh se ngordhja e shpendëve ka ardhur brenda pak orëve.

Krenar Veliu, mjek veteriner tha se groposja  e shpendëve është kryer pas marrjes së përgjigjes së analizave që u kryen në ISUV.

Vetëm para disa ditësh (10 janar 2025) Ministria e Bujqësisë me anë të një deklarate lajmëroi se ishin 4 vatra të përhapjes së sëmundjes me influencë Aviare. Aktualisht bëhet fjalë për në Nartë, Zall Herr, Paskuqan dhe në Lagunën e Karavastës.

Më tej ata nënvizuan se situata është në kontroll dhe monitorim, teksa u shprehën se ndalohet lëvizja e shpendëve të gjallë jashtë fermave në zonat e mbrojtjes dhe mbikëqyrjes.

lajm ne perditesim...

Xh.K/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?