Gripi stinor, çdo ditë 170 të sëmurë në urgjencën e Elbasanit! Shefi i urgjencës: Distancim, si për pandeminë ‘Covid-19’

7 Janar 2023, 15:56| Përditesimi: 7 Janar 2023, 16:02

  • Share

Çdo ditë në urgjencën e spitalit të Elbasanit kërkojnë shërbim mjekësor nga 150 deri në 170 pacientë të prekur nga virozat dhe gripi stinor. Nga nëntori i vitit që lamë pas numri i vizitave është trefishuar, thotë për Report TV shefi i shërbimit të Urgjencës, Ergys Mici.

"Nga fundi i nëntorit dhjetor dhe tani në janar kemi rritje të fluksit në urgjencë, një nga arsyet koha virale, gripi stinor. Para nëntorit 90 raste në ditë, tani shkon 150 dhe më tepër raste në ditë”. Për 24 orë mund të arrijmë në 150 dhe 170 raste në 24 orë", tha Ergys Mici.

Simptomat janë të ngjashme, temperaturë e lartë, dhimbje muskulare, dhimbje koke e kollë, por mjeku këmbëngul se nuk është covid por grip! Sipas tij, është verejtur se pacientet që e kanë bërë vaksinën e gripit stinor e kalojnë më lehtë.

“Shtimi i gripit sezonal që fillon me temperaturë dhimbje muskolare, kollë, sekrecione, ajo që doja të theksoja rastet që kanë bërë vaksinën janë me simptoma më të lehta.Ndaj gjithë popullata duhet të bëjë vaksinën e gripit sezonal”, tha Ergys Mici.

Dhe për të shfryrë ngarkesën e Urgjencës, mjeku këshillon qytetarët që kanë këto simptoma, të drejtohen në qendra shëndetësore.

“Të drejtohen tek mjeku i familjes, të mos qendrojnë në grupe, të konsumojnë lëngje, vitamina, etc. duke shkuar tek mjeku i familjes ulet fluksi në urgjencë”, tha Ergys Mici.

Distancimi social, që ishte rregulli kryesor gjatë pandemisë së Covid-19 duhet të merret në konsideratë edhe sot nga qyterarët thekson shefi i Urgjencës në Elbasan. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?