Një grup studiuesish amerikanë vëzhguan,te të lindurit midis viteve gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë, një gjendje ndjeshmërie të shtuar ndaj virusit H3N2 për shkak të antitrupave "joefikas"
Duket se për gripin është zbuluar"thembra e Akilit" që i bën ata të cilët kanë lindur në fund të viteve 1960 dhe 1970 më të prekshëm nga sëmundja.
Sipas një studimi nga Universiteti i Pensilvanisë, në Shtetet e Bashkuara, kjo për shkak të një gjendje ndjeshmërisë të lartë ndaj virusit H3N2 për shkak të antitrupave, ata janë në gjendje të lidhen me patogjenin, por nuk janë në gjendje të parandalojnë infeksionet e tij.
Në një studim të botuar në revistën ‘Nature Communications’, studiuesit treguan me argumenta shkencorë këtë ndryshim thelbësor në sistemin imunitar.
"Ne zbuluam se individë të moshave të ndryshme kanë specifika të ndryshme të antitrupave kundër virusit të gripit H3N2", shpjegoi Scott Hensley, profesori i mikrobiologjisë që drejtoi studimin.
"Hulumtimet tona tregojnë se infeksionet e hershme të fëmijërisë mund të lënë gjurmë imunologjike gjatë gjithë jetës dhe që ndikojnë në mënyrën se si individët reagojnë ndaj llojeve virale më vonë në jetë."
Shumica e njerëzve, vunë në dukje studiuesit, preken nga virusi i gripit kur janë në moshën 3-4 vjeç.
Viruset e gripit H3N2 filluan të qarkullojnë në vitin 1968 dhe kanë evoluar me kalimin e viteve. Sipas studiuesve, shumica e të lindurve në vitet 1960 dhe 1970 kanë zhvilluar antitrupa që mund të lidhen me viruse por nuk mund të parandalojnë infeksionet virale kurse fëmijët që janë prekur rreth viteve 80, kanë zhvilluar përgjigje të forta dhe të qëndrueshme immune, pasi ata janë infektuar teksa gripi ka stabilizuar në njëfarë mënyre mutacionet, megjithëse ai ende vazhdon të ndryshojë