OMONIA ka reaguar pas ngjarjes së mbrëmjes së djeshme në fshatin Kranë të bashkisë së Finiqit, ku u gris flamuri grek dhe u thye memoriali i Thimio Lolit, i cili ka qenë njëri ndër të ashtuquajturit komandantë të çështjes së Vorio Eprit (Lexo këtu). OMONIA e cilëson si provokim të rëndë ngjarjen, ndërsa shton se është nxitur nga motive raciste.
“Provokim i rëndë antihelenik akti i shkatërrimit të pllakës përkujtimore të Thimjo Lolit në Kranja. Nga çdo pikëpamje është i dënueshëm akti i “personave të panjohur” që dje, herët pasdite (e Hënë, 3 Dhjetor 2018) të nxitur nga motive raciste dhe antihelenike, në sheshin qendror të fshatit Krane, me dhunë hoqën dhe në vijim shkatërruan pllakën e mermertë me portretin e luftëtarit të Minoritetit Etnik Grek, Thimjo Loli.
Autoritetet lokale dhe Këshilli Bashkiak i zonës e ka për detyrë jo thjesht të këmbëngulë në dënimin e aktit të shkatërrimit të memorialit gjë që mund të kishte sjellë pasoja akoma më të rënda nëse autorët do të kishin rënë në duart e banorëve të fshatit, por edhe të ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme të rehabilitimit të zëvendësimit të pllakës së dëmtuar dhe me sanksionim të qartë ligjor” thuhet ndër të tjera në deklaratën e OMONIA-s, parti e mbrojtjes së minoritetit grek.
Memoriali në fshatin Kranë, është ngritur rreth 7 vite më pare dhe në përshkrimin e saj shkruhet se ajo i dedikohet Thimio Lolit për pjesëmarrjen e tij në çlirimin e Maqedonisë greke nga pushtuesit bullgarë. Ndërkohë që pas vrasjes së Kacifas tensionet mes dy vendeve janë rritur.
Komente

Do ti rruanit loqet po ti kapnit. Tjeter here djema, me ate gjene kuadrate.
PërgjigjuHelenizmi i p****t te sateme. Kemi bq ne qeveri dhe kuvend, per ate i pazoti ben te fortin. Poshte tradhetaret ne Shqiperi.
Përgjigju