Grizman, futbollist i Francës

Grizman: Franca u mbrojt mirë dhe sulmoi rrezikshëm

11 Korrik 2018, 13:22| Përditesimi: 11 Korrik 2018, 13:24

  • Share

Franca mundi me rezultatin minimal 1-0 Belgjikën në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke u bërë në këtë mënyrë skuadra e parë finaliste e këtij Botërori.

Një ndër protagonistët e kësaj ecurie të Francës, është sulmuesi Antuan Grizman, i cili shpesh herë ka qenë vendimtar me golat dhe lojën e tij. Pas fitores ndaj Belgjikës, Grizman ka folur për takimin, ndërkohë që nuk ka lënë pa përmenduar as finalen e Botërorit.

“Pasi shënuam golin e parë, u mbrojtëm mirë dhe sulmuam rrezikshëm. Kjo ishte ajo që na kualifikoi dhe këtë mënyrë e aplikojmë tek Atletiko Madrid, prandaj edhe te Franca u ndjeva si në shtëpi.

Finalja e Kupës ës Botës ka qenë një objektiv për mua që në fillim të sezonit dhe, falë Zotit, arrita ta përmbush. Shpresoj që edhe në finalen e së dielës, të vazhdojmë në këtë mënyrë dhe të përfundojmë me sukses këtë ecuri.

Grizman, futbollist i Francës

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?