Mette Frederiksen dhe Donald Trump

Bota

'Groenlanda nuk shitet', zbardhet telefonata e tensionuar mes Donald Trump dhe kryeministres daneze

25 Janar, 07:40| Përditesimi: 25 Janar, 07:42

  • Share

Donald Trump dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku kanë diskutuar në lidhje me pretendimet e Trump që Groenlanda të jetë pjesë e SHBA.  

Sipas pesë zyrtarëve të lartë evropianë që folën për Financial Times, biseda 45-minutëshe u zhvillua javën e kaluar, me kryeministren danez që e bëri të qartë se ishulli “nuk është në shitje”. Shtëpia e Bardhë nuk e komentoi komunikimin.

Mirëpo, siç raportojnë mediat amerikane, gjatë bisedës klima mes dy liderëve ka qenë shumë e tensionuar.

Nga ana e saj, Frederiksen thuhet se e ka bërë të qartë se ishulli i Groenlandës, i cili është pjesë autonome e mbretërisë daneze, nuk është në shitje.

Trump, megjithatë, thuhet se ka përsëritur qëllimin e tij për të sjellë Groenlandën nën kontrollin e SHBA-së, një qëllim për të cilin thuhet se insistoi.

“Ishte e tmerrshme,” tha një burim evropian duke iu referuar telefonatës, detajet e së cilës “ka të ngjarë të thellojnë shqetësimet evropiane se kthimi i Trump në pushtet do të testojë lidhjet transatlantike më shumë se kurrë”, raporton FT.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tasimi: 25/01/2025 21:17

    Leje ta blej un mos na prishini pazaret

    Përgjigju
  • Gazmend: 25/01/2025 19:35

    Kush e zgjodhi sërish këtë president idiot! Fillova të grumbulloj ushqime në magazinën time... Nga hapësira ajrore e Shqipërisë nuk do të shohim më shumë aeroplanë por ICBM! Kemi një kohë emocionuese përpara!

    Përgjigju
  • Jeton Fadil Flutra Gjoleka: 25/01/2025 17:14

    Po ēshtē normale qē kryeministrja Daneze do kundērshtoi IDJOTIN Donalt Trump. Le ta provoi ky IDJOT se sa i vlen lēkura tē sulmoi Evropēn.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?