E pazakontë/ Gruaja gëlltit gjilpërën aksidentalisht! Mjekët e Kosovës i shpëtojnë jetën (FOTO)

9 Shtator, 12:56| Përditesimi: 9 Shtator, 13:05

  • Share

Prishtinë- Nje 30 vjeçare rrezikoi seriozisht shëndetin pasi aksidentalisht gëlltiti një gjilpërë, bëri me dije Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Gjilpëra ka depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke e rrezikuar shëndetin e saj, e duke shkaktuar shumë vështirësi për frymëmarrje

Me të parë gjendjen e pacientes, ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë, ishte mobilizuar, dhe përmes aparaturës së bronkoskopisë, u arrit të largohej gjilpëra, që kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje.

Ekipi i mjekëve nga Klinika e Pulmologjisë, apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?