Sonila Bejtja, Ilir Meta, Sali Berisha dhe Marsida Xhaferllari

Politikë

Gruaja e Andi Bejtes dhe avokatja e Berishës nuk mjaftojnë ta shpëtojnë dot Ilir Metën në Kushtetuese, shkarkimi bëhet me 5 vota pro, ja balancat 

8 Maj 2021, 18:52| Përditesimi: 8 Maj 2021, 19:08

  • Share

Teksa Kuvendi i Shqipërisë po jep sinjale të qarta se është i vendosur për të shkarkuar nga detyra Presidentin Ilir Meta, për shkelje të rëndë të Kushtetutës, vendosjen e Presidencës në shërbim të partisë së tij (LSI) dhe për cenim të marrëdhënieve me SHBA, e gjithë vëmendja zhvendoset tek Gjykata Kushtetuese, autoriteti që ka në dorë dhe që do të vendosë në mënyrë përfundimtare për fatin e Metës. Gjatë dy viteve të fundit, Sali Berisha dhe Ilir Meta luftuan për të emëruar të besuarit e tyre në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim për të pasur në dorë vendimmarrjet e rëndësishme të kësaj gjykate, pasi humbën anëtarët e vjetër, për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut.

Kështu, Ilir Meta, sabotoi emërimin e Arta Vorpsit në Gjykatën Kushtetuese, duke refuzuar betimin e saj në Presidencë, pasi zonja ishe zgjedhur automatikisht anëtare sipas ligjit. Në vend të Vorpsit, Ilir Meta emëroi Marsida Xhaferllarin, pa kaluar Procesin e Vetingut, jashtë treshes fituese të renditur në listë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe jashtë afatit ligjor. Xaferllari ishte bashkëpunëtore e Metës në ish-KLD, ku Meta ishte kryetar, ndërsa ajo kryeinspektore. Xhaferllari ka qenë krahu i djathtë i tre ish-ministrave të Berishës në Drejtësi, Ilir Rusmali, Enkelejd Alibeaj dhe Eduard Halimi, si drejtoreshë e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë dhe drejtoreshës e Drejtorisë së Kodifikimit.

Marsida Xhaferllari ka qenë avokate e qeverisë së Sali Berishës, për mbrojtjen e nismave të Berishës, nëpër gjykata. Gjatë periudhës 2008-2013, ka mbrojtur 50 herë degët e qeverisë Berisha në Kushtetuese nga paditë e ndryshme. Pas Xhaferllarit, Ilir Meta arriti të siguronte një tjetër votë në Kushtetuese, duke emëruar si anëtare Sonila Bejtja, e cila është bashkëshortja e Andi Bejtes, një analist pro PD-LSI, bashkëpronar i televizionit të familjes Berisha.

Në prill 2019, doli në pah duke mbrojtur kauzat e PD-LSI, teksa deklaroi në një studio televizive se Parlamenti duhej të shpërndahej, se zëvendësimi i deputetëve të PD-LSI ishte i paligjshëm, se Vetingu ishte me dy standarde, shpalli antikushtetuese disa ligje të qeverisë, mbrojti dekretet e Metës për kthimi e ligjeve të Kuvend etj. Bejtja ka punuar si notere që nga viti 2001, ndërsa ka paraqitur letrat edhe si avokate, ndonëse nuk njihet si e tillë. Ligji përjashton noterët nga kandidimi për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, Sonila Bejtja sot është anëtare e Kushtetueses me firmën e Ilir Metës.

Po a mjaftojnë votat e mundshme të Marsida Xhaferllarit dhe Sonila Bejtja për ta shpëtuar Ilir Metën nga shkarkimi në Gjykatën Kushtetuese?! Aktualisht Gjykata Kushtuese ka 7 anëtarë nga 9 që duhet të kishte. Gjykata Kushtetuese mund të shkarkojë Presidentin Ilir Meta, kur pro vendimit të Kuvendit, për të shkarkuar, votojnë të paktën 5 anëtarë, që do të thotë se 2 votat e Xhaferllarit dhe Bejtjat nuk mund ta shpëtojnë Metën. Që Meta të shpëtojë nga shkarkimi duhet të sigurojë të paktën 3 vota kundër Kuvendit.

Ligji për Gjykatën Kushtetuese parashikon një procedurë të veçantë në rastin kur Kuvendi kërkon shkarkimin e Presidentit. Sipas nenit 62 të ligjit, Gjykata Kushtetuese,  për kalimin e çështjes së shkarkimit të Presidentit në seancë plenare, vendos me shumicën e anëtarëve të saj, që do të thotë jo më pas se 5 vota. Në seancën plenare ftohet të marrë pjesë Presidenti si edhe Kuvendi. Kur Gjykata Kushtetuese arrin në përfundimin se Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën ose ka kryer një krim të rëndë, deklaron shkarkimin e tij nga detyra. Vendimi merret me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të saj, pra jo më pas se 5 vota. Abstenimi nuk lejohet.

Por, që Kushtetuesja të mblidhet në seancë plenare, të shqyrtojë çështje si dhe të marrë vendime, duhet të sigurojë një kuorum jo më pak se 6 anëtarë. Kjo do të thotë se Berisha dhe Meta mund të ndikojnë për të sabotuar mbledhjen e Gjykatës Kushtetuese, por një gjë e tillë do të komprometonte rëndë dhe zbulonte politikisht çdo anëtar apo anëtare që do të ndërmerrte një veprim të tillë të supozuar. 

Nga ana tjetër, Kuvendi i dha dje një tjetër mesazh Ilir Metës, duke i treguar fuqinë e numrave për ta shkarkuar nga detyra. Kuvendi mbështeti me 98 vota pro, 5 kundër dhe 2 abstenim raportin e Komisionit të Ligjeve, për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Metës. Presidenti shkarkohet kur kundër tij votojnë më e pakta 94 deputetë. Votimi i djeshëm konfirmoi fuqinë e mazhorancës për ta tejkaluar kufirin minimal të votave për shkarkimin e Metës.

Ndërkaq, nëse më para afati i komisioneve hetimore ishte të paktën 3 muaj, afati i komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit ka një afat 3 javor, një tjetër mesazh ky që konfirmon se Kuvendi kërkon të mos humbasë shumë kohë. Sipas gjasave, Kuvendi do të votojë për shkarkimin e Metës brenda gjysmës së parë të muajit qershor 2021.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Like: 09/05/2021 14:35

    Cfare jane keto fytyra te urryera te kombit Shqiptare

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 09/05/2021 11:09

    GJK është me 7 antar.3 i ka Likeja mikesha të Monës,Argitës e ko dhe jashtë kritereve të emruara në neglizhencë të Kuvëndit dhe G.Ruçit: 1.V.Tusha.I ka mbaruarë mandati dhe u emërua aty pasi u bombardua dhe neutralizua A.Dvorani që Amerika foli drejtë për të. 2.M.Xhaferllari:U emrua pa veting duke dribluarë Arta Vorbsin me neglizhencën e Kuvëndit e G.Ruçit. 3.Sonila Bejte: U emrua jashtë kriterit si militante e LSI dhe b/shorte e PD-istit të Sb Andi Bejte. -GjL nuk po plotsohet qëllimisht nga Likeja,pasi 3 antarë plotësojnë GjK dhe Like e di që merr fundë paudhësia e tij dhe e Sb,Lb.e KO.

    Përgjigju
  • Gzimi: 09/05/2021 10:25

    Po kete gruan a Andi Bejtja ne Gjykaten Kushtetuese kush e emeroi, vete Ilir Meta? Apo e emeruan keta te majtet?

    Përgjigju
  • Eri: 09/05/2021 08:49

    Keni harruar kryetaren...nuk shkarkohet ky m.. me ket gjykate kushtetuese sepse i ka emruar vet qe ta mbrojn.Nuk behet shumica per ta shkarkuar

    Përgjigju
  • Cubel breca: 09/05/2021 07:17

    Ku ti kete

    Përgjigju
  • robi: 09/05/2021 06:21

    Gjykata kushtetuese duhet te permirsoje patjeter imazhin dhe keto dy militantet e Nafije dybekut turikalit ti kaloje ne veting se nje notere nuk mundet kurre te jete antare gjykate kushtetuese aq me teper nje militante e leshitlikes. Edhe ne pamje ato duken se fshehin nje dicka te madhd dhe nuk e meritojne ate vend pa kaluar vetingun. Xhaferllari dhe Bejtja kane imazh jo pozitiv ne publikun shqiptar per menyren e emerimit nga Agush Habib Burgiba ne ate post.

    Përgjigju
  • Iris: 09/05/2021 03:14

    Nuk kam besim se do te shkarkohet.Kur ia hodhi Trump,ky Likja s'ka bere asgje ne krahasim.

    Përgjigju
  • Klodian Lengo: 09/05/2021 00:31

    Deputetët duhen të jen në kuvend që të angazhohen direkt në punën e tyre sipas votës që i kërkuan papullit në 25/04/2021 dhe ti shërbejn atdheut me përulje dhe respektin më të madh të mundshëm .

    Përgjigju
  • redi: 08/05/2021 21:52

    A eshte e mundur qe anetare te gjykates Kushtetuese te zgjidhen ne menyre antilgjire si rasti i Bejtes aq me teoer e prononcuar politikisht ?A mund te zgjidhen anetare te Kushtetueses pa kaluar vitingun ? Ne kete rast kushtetuta eshte shkelur dhe a mbdet te marre vndime te drejta?

    Përgjigju
  • Ulvi: 08/05/2021 20:49

    Po mire, te themi qe dy gjyqtare i paska Meta. Dhe nese do sabotojne korumin, u del fytyra si te anshem politikisht. Dakord me logjiken e gazetarit te "paanshem". Po pse duhet qe antaret e tjere te Gjykates te votojne ne dem te Presidentit? Ne as e dime fare kete gje, ata as qe jane mbledhur ende!

    Përgjigju
  • Rexhep KASAP Bule Leka [ kepi ]: 08/05/2021 20:09

    Sonila Bejtja me fytyr burri të shëmtuar i shoqi Andi Bejtja si shimpaze e a e keni par se sa bythlëpirës është Andi Bejtja që të përfitoi kock për ta lëpir ky typ i pështir Andi shëmtyr. E hajde prit drejtësi te kjo Shqipri.

    Përgjigju
  • Budva: 08/05/2021 19:51

    Cudi qe paskeni harru krahun e djathte te Ilirit, kryetare ne detyre te Gjykates Kushtetuese, zonjen Vitore Tusha. Mos harroni si e largoi Méta zotin Dvorani per ta zevendesuar me Tushen e cila i detyrohet shume per favoret qe ka pas près tij...

    Përgjigju
    • Tahir tarfyci: 09/05/2021 07:19

      Ah ky vend Ka tra... te pa fund dhe ne presim drejtesi

    • Urimi: 08/05/2021 22:45

      Fiks fare.

  • UKU MOMLIT: 08/05/2021 19:36

    Kësaj i thonë mut me qepë si te shkarkohet edhe të mos shkarkohet. Dëmi i shkaktuar SHQIPËRISË@SHQIPTARËVE është i pallogaritshëm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?