Gruaja e Justin Bieber tregon momentin e vështirë që po kalon: Nuk është një bebe

29 Nëntor 2022, 22:30| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 22:33

  • Share

Modelja e njohur Hailey Bieber ka folur treguar se gjendja e saj shëndetësore është jo shumë e mirë. Ajo ka zgjedhur që të ndajë me miqtë e saj në rrjetet sociale se ka një kist të madh në vezore dhe kjo e bën të jetë e fryrë.

“Kam një kist në vezore sa një mollë. Unë nuk kam endometriozë ose PCOS, por kam pasur kiste ovariane disa herë dhe nuk është kurrë argëtuese. Është e dhimbshme dhe më bën të ndihem e fryrë dhe të kem përzierje, ngërçe dhe të jem emocionale”, vazhdoi ajo. "Sidoqoftë... Unë jam e sigurt se shumë prej jush mund të kenë të njëjtën gjë dhe të më kuptojnë së tepërmi”, ka shkruar ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Hailey Bieber ka folur për momentet e saj të vështira në rrjetet sociale. Në prill, ajo tregoi se kishte përjetuar një "mini goditje" që çoi në zbulimin e një sëmundjeje të zemrës. Për këtë iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, teksa thotë se tani me kohën po e shërohet.

Postimi i Hailey Bieber

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?