Michael Schumacher dhe gruaja e tij

Gruaja e Schumacher shet shtëpinë: Trajtimi kushton 7 milionë euro në vit

30 Maj, 17:34| Përditesimi: 30 Maj, 17:36

  • Share

Kanë kaluar 10 vjet që pas aksidentit të tmerrshëm që ish-piloti gjerman i Formula 1, Michael Schumacher pësoi në pistën e skive, ndërsa gjendja e tij shëndetësore mbetet ende e panjohur që prej vitit 2013.

 Së fundmi thuhet se gruaja e tij, Corinna ka shitur një tjetër shtëpi, sepse trajtimet e Schumacher kapin një vlerë prej 7 milionë euro në vit.

Megjithëse kjo nuk është hera e parë që bashkëshortja e tij shet objekte me vlerë dhe prona për kurimin e ish-pilotit.

Ajo para disa vitesh shiti rezidencën në liqenin e Gjenevës, në Zvicër dhe më pas avionin privat, një koleksion të çmuar orësh të Schumacher dhe një pronë në Norvegji.

Michael Schumacher është një nga legjendat e F1 që ka fituar shtatë tituj botërorë. Heroi gjerman fitoi gjithsej 91 gara për një periudhë që zgjati 21 vjet, me një pushim midis 2006 dhe 2010.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 31/05/2024 03:34

    Gjendja e tij nuk dihet,por mund te merret me mend,ky eshte nje nga /vegetables/ me te kushtueshme ne bote!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?