Foto ilustruese

Kronikë

Tropojë/ Gruaja zhduket pas dhunës barbare nga burri, arrestohet 58-vjeçari! I gjenden dy armë në shtëpi, dyshime se mund të jetë vrarë ose vetëvrarë

26 Korrik, 13:35| Përditesimi: 26 Korrik, 17:55

  • Share

Një grua 48-vjeçare në Tropojë është larguar nga banesa prej 4 ditësh dhe ka humbur çdo kontakt me të afërmit e saj. Gruaja dyshohet të ketë ikur pa lënë gjurmë për t’i shpëtuar dhunës të vazhdueshme që bashkëshorti ushtronte ndaj saj. Policia arriti në këto dyshime pas dëshmisë së të afërmve të gruas, të cilët denoncuan largimin e saj nga banesa më 22 korrik.

Derisa ngjarja të zbardhet plotësisht, policia ndaloi bashkëshortin 58-vjeçar Imer Shpata. Në banesën e tij në fshatin Bujan u gjetën dhe 2 armë zjarri automatike, të cilat do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për të përcaktuar nëse janë përdorur apo jo në ngjarje kriminale.

Për nga rëndesa psikologjike si pasojë e dhunës sistematike ndaj saj, policia ka dyshime se gruaja mund edhe të jetë vetëvrarë përsakohë ende pas 4 ditësh nuk ka asnjë gjurmë të saj. Megjithatë, hetuesit nuk përjashtojnë as pistën që bashkëshorti ta ketë vrarë e të ketë fshehur krimin.

Njoftimi i policisë:

Hetimet e thelluara identifikuan dhe zbardhën një rast dhune sistematike nga bashkëshorti ndaj bashkëshortes, e dyshuar me pasoja të rënda.

Vihet në pranga 58-vjeçari që ushtonte dhunë sistematike ndaj bashkëshortes.

Bashkëshortja është larguar nga banesa më datë 22.07.2025 dhe vijon të jetë në kërkim.

Në banesën e të arrestuarit u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri automatike.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për gjetjen e shtetases N. Sh., 48 vjeçe, e cila është larguar nga banesa më datë 22.07.2025. Dyshohet se pas këtij largimi mund të fshihet një ngjarje e rëndë kriminale.

Në momentin e arrestimit, Policia gjeti në banesën e 58-vjeçarit I. Sh., banues në fshatin Bujan, dy armë zjarri automatike, të cilat u sekuestruan. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar nëse janë përdorur apo jo në ngjarje kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, pas informacionit të marrë nga të afërm të shtetases N. Sh., se ajo ishte larguar nga banesa e bashkëshortit dhe kishin humbur kontaktet me të, organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe gjetjen e saj.

Nga hetimet rezultoi se 48-vjeçarja dyshohet se është larguar si pasojë e dhunës sistematike nga bashkëshorti. Në këto kushte, u shoqërua dhe më pas u ndalua shtetasi I. Sh., 58 vjeç.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Po ashtu, janë angazhuar shërbime të specializuara të Policisë për kërkimin e 48-vjeçares, me dyshimin se mund të jemi përballë një ngjarjeje të rëndë kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?