Ornela Canaj kunder Marjan Rrokut, vrasesit te motres se saj 16 vjece dhe nenes

Periferi

Gruaja më frymëzuese shqiptare? Eshtë Ornela Canaj dhe ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

23 Shkurt 2021, 20:20| Përditesimi: 23 Shkurt 2021, 23:27

  • Share

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi botërisht Ardian Dvoranin, një gjyqtar shqiptar, bashkë me 12 të tjerë që veprojnë në vende të vështira në botë, si një nëpunës i shtetit që i ka rezistuar presioneve të pushtetit duke bërë drejtësi dhe detyrën. Ky është një mesazh shprese për të gjithë ata shqiptarë, të cilët janë ndjerë vetëm, të pambështetur, të flakur e të dënuar vetëm se kanë dashur të bëjnë detyrën, vetëm se kanë lundruar në rrugën e drejtë të së vërtetës.

Siç është ndjerë i vetmuar 26 vite më parë Zef Brozi, ish-kryetar i sulmuar i Kasacionit. Siç u ndje i vetmuar, i braktisur dhe i pambështetur  Gjeneral Vladimir Qiriazi vetëm pse nuk plotësoi urinë për shkelje ligji të shefave të tij politikë. Siç mund të jenë ndjerë të vetmuar qindra shqiptarë të tjerë, të ndershëm e të drejtë që kanë i thënë Jo! Paligjshmërisë. Dhe janë shumë, shumë, të cilëve në jetën e tyre si shërbëtorë të shtetit iu është kërkuar të firmosin, të fshehin, të spiunojnë, të kontrollojnë kundërshtarë politikë apo individë të lirë e të pavarur dhe nuk kanë pranuar duke e pësuar, duke vazhduar ekzistencën e tyre në një mjedis të akullt, pa zemër, ndaj kujt rezistoi ndaj korrupsionit dhe presioneve.

Por ndoshta, tani, akullnajat nisën të shkrijnë. Ndoshta sinjalet nga Shtetet e Bashkuara do t’i japin kurajo dhe dinjitet shumë shqiptarëve që janë ndjerë të vetmuar.

Dy ditë para kësaj, në faqen në Facebook, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ne Tirane u kërkoi një reagim qytetarëve që të sygjeronin përmes një fotografie një grua, nënë, vajzë shqiptare që i ka frymëzuar, një heroinë. 8 Marsi po afron dhe në SHBA do të vlerësojnë gra dhe vajza që janë shembull dhe kanë frymëzuar me punën e tyre të mirë. Rezultati, zhgënjyes! Vetëm 40 komente në faqen e ambasadës amerikane dhe vetëm pak emra të kursyer nga pak komentues, të cilët, janë me shumicë kur bëhet fjalë për sharje politike, urrejtje e shpërthime militantësh. Çfarë po ndodh? Shqiptarët nuk kanë gra dhe vajza që të jenë frymëzuese? Nuk është aspak e vërtetë, janë me qindra në fusha të ndryshme. Kushdo mund të bëjë një listë pa fund, por shqiptarët për ta thënë fjalën e mirë janë të kursyer? Ose, siç dikush i famshëm pohoi me sinqeritet dhe naivitet në publik: “Unë lavdëroj me para’ dhe shaj falas”. Eshtë kjo motoja e shqiptarëve në vitin 2021? Nuk dua ta besoj. Kjo është motoja vetëm e atyre pak shqiptarëve që bërtasin, ulërasin, nuk dëgjojnë, pak punojnë, pra, e atyre që i janë ngjitur një pjese të shëmtuar të politikës dhe si ajo veprojnë.

Dhe kur shqiptarët nuk kanë dëshirën dhe forcën për të zgjedhur gratë më të mira në Shqipëri, na nxisin të tjerët.  Sigurisht që ka shumë gra dhe vajza të mrekullueshme në sipërmarrje, bujqësi, turizëm, kulinari, teknologji, art, por njëra tregoi një guxim të jashtëzakonshëm e të pashlyeshëm : Ajo është Ornela Canaj dhe ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Motra e madhe e Alda Canajt, vrarë në moshën 16 vjeçare me mamanë, Mbarimen, ndërsa mbronte me trupin e saj trupin e të miturës nga një ish-funksionar i Shik, i cili e përndiqte vetëm se u ndje i refuzuar prej të voglës. Ornela Canaj e vetme kundër një Shteti që nuk e dëgjoi kur motra e vogël përndiqej,  kundër një Shteti që nuk e ndihmoi të kapte vrasësin e nënës dhe motrës së saj, por ndihmoi ish-shikasin t’ja mbathte nga Shqipëria e të fshihej, arriti ta gjejë atë e t’ja dorëzojë Drejtësisë shqiptare. Por jo vetëm kaq. Kur Drejtësia, media e korruptuar, opinion i kalbur që preket nga histori meshkujsh të pëlotur sikur kanë kuptuar gabimet, donin ta shpëtonin nga burgu ish-Shikasin vrasës, ajo, motra, doli si një engjëll nga anonimiteti dhe denoncoi përsëri me forcë. Vetëm falë saj sot vrasësi me pushtet ndodhet me burgim të përjetshëm. Vetëm falë motrës më të madhe, Ornelës, dhe së fundmi disa gjyqtarëve me ndërgjegje, Alda 16 vjeçare, me nënën e saj Mbarime, mund të përqafohen më të qeta atje ku janë. Në Parajsë.

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 24/02/2021 17:09

    I qoft halladh kesaj sokoleshe qe humbi motren dhe nenen por kurr nuk reshti te kerkuari per vrasesin, me ne fund ja doli zoti e bekoft ket burreresh!

    Përgjigju
  • Beni: 24/02/2021 08:24

    Neveri per Arditin qe beri kte interiste..mund ta refuzonte...por perkrahu vrasesin

    Përgjigju
  • Drita: 23/02/2021 22:29

    Shume i bukur ky shkrim bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?