Komisariati i policisë së Dibrës

Gruaja piu lëndë helmuese pas dhunës së ushtruar! Burri i dehur tentoi ta çonte në spital po u aksidentuan! Policia arreston 37 vjeçarin në Dibër

22 Janar 2023, 11:55| Përditesimi: 22 Janar 2023, 12:06

  • Share

Një 37 vjeçar në Dibër është arrestuar ditën e sotme pasi dhunoi dhunë psikoglogjike ndaj gruas së tij dhe më pas edhe u aksidentua teksa drejtonte makinën në gjendje të dehur. Mësohet se 37 vjeçari kishte dhunuar psikologjikisht gruan e tij dhe kjo e fundit në gjendje të rënduar, kishte konsumuar lëndë helmuese.

I arrestuari, tentoi ta çonte në spital por për shkak se ishte në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e makinës duke u përplasur me një tjetër automjet.

Policia ka vënë menjëherë në pranga 37- vjeçarin e identifikuar si R.B dhe ka transportuar për në spital bashkëshorten e  tij e cila ndodhet nën kujdesin e  mjekëve.

Ndaj tij rëndojnë veprat penale "Shkaktim i vetëvrasjes" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?