Goran Bregoviç

Opinion

Gruan e Arkanit, Kosova e ruajti me polici! Shqipërinë po e kryqëzojnë për Bregoviçin që vjen nga Parisi

8 Gusht 2021, 13:32| Përditesimi: 8 Gusht 2021, 13:38

  • Share

Ishte 8 dhjetor i vitit 2018, kur këngëtarja serbe Svetllana Razhnatoviç, e njohur si Ceca, kaloi kufirin në Jarinjë për të hyrë në Kosovë. E veja e kriminelit paramilitar Arkan (Zhelko Razhnatoviç) do të mbante një koncert në veri të Mitrovicës në përkrahje të serbëve. Edhe pse Ceca e paralajmëroi vizitën e saj me rrjete sociale e banera, asnjë veprim për ta ndaluar atë nuk u ndërmor. Për më tepër, ajo po hynte në territorin e Kosovës për të protestuar kundër taksës 100% ndaj produkteve serbe e për të premtuar ndihma humanitare për patriotët e saj që jetojnë në Kosovë. Koncerti zgjati të paktën dy orë. E veja e Arkanit u ruajt nga Policia e Kosovës gjatë gjithë kohës, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm se mos i prishej koncerti. Patriotët e sotëm që i janë përveshur vizitës së Bregoviçit në Korçë do e kenë patur pushim atë ditë…

Goran Bregoviç vjen në Korçë këtë gusht i ftuar që të këndojë disa këngë të grupit të tij Bijelo Dugme. Ai e ka ndarë jetën e tij mes Beogradit dhe Parisit ku jeton me të shoqen dhe tre fëmijët. Nuk ka asnjë deklaratë publike kundër shqiptarëve që të rëndojë në shpinën e tij, përveç thashethemeve që janë përhapur këtë vit. Përkundrazi, këngët e tij, të Lepa Brenës, të Cecës, të Riblaja Çorbës e të tjerëve, erdhën në Shqipëri me kaseta për manjetofonët Sherebel pikërisht nga Kosova si shenjë e modernizimit të nevojshëm post-komunist. Dhe fakt është se në Shqipëri e urrenin Jugosllavinë para kesaj periudhe më fort sesa në Kosovë.

Është e kuptueshme që i gjithë sulmi ndaj Goran Bregoviçit bëhet nën ndikimin e bindjeve politike. Fjala bie, nga Kosova ata që duan Albin Kurtin kërkojnë t’i tregojmë kufirin Bregoviçit me protesta dhe me hunj. Në Shqipëri, janë mbledhur të gjithë berishistët që deri dje e kishin Damir Fazlliçin në mbledhje qeverie duke u pasuruar me tendera. Ky meraku ndaj sllavëve duket se është part-time. Ndryshe s’ka si shpjegohet që Fazlliçi në krah të Berishës dhe gruaja e “Arkanit të Tigrave” janë të mirë. E Bregoviçi që vjen për të dhënë koncert pa bileta, duhet ndalur! Gjithmonë kemi thënë se atë bashkim mes popujve që s’e sjell dot politika, duhet ta bëjë arti. Por me ç’duket shqiptarët e kanë politikën ende lojë të preferuar dhe kjo është për të ardhur keq.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ecg: 09/08/2021 03:40

    Nuk na pelqen arti i kesaj peostitute qe quhet goranke. Ne fakt, duhet ta ndryshoje mbiemrin ne bretkosavic, sepse njelloj me bretkosat ne mocal kendon. Nuk duam afrim me serbet e m*tit. I vetmi afrim me ta do behet sic e kemi bere historikisht. Pse duhet qe te imponohet nje kengetar i padeshiruar dhe nje komb psikopat si serbia si “bashkim”. Kush jeni ju te na impononi qe ti themin derrit daje. Kurre nuk do kete bashkim me derrat serb. Ta heqe nga mendja km bq i jot, edvin bq! Deshiron ti si gazetar ta degjosh bretkosavicin, hik ku te duash dhe degjoje, hap youtuben dhe ve kufjet, por s’keni pse e ftoni dhe e paguani me taksat tona. Pse duhen diskriminuar shqiptaret, vetem qe t’i plotesohet kapricojq km tend bq, edvin bq rama. Te na rruani tani se kurre me s’do me shihni ne festen e birres. Njerez kafshe te pa gdhendur dhe me bisht. Derra te mallkuar, si ju qe na cani trapin, ashtu dhe ato qenie te semura ne serbistanin e mallkuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?