Asma al-Assad

Bota

Gruas së Bashar Assad-it i ndalohet trajtimi i kancerit në Britaninë e Madhe

30 Dhjetor 2024, 09:33| Përditesimi: 30 Dhjetor 2024, 09:38

  • Share

Autoritetet britanike kanë ndaluar Asma al-Assad, gruan e presidentit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad, të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar për arsye shëndetësore pasi pasaporta e saj është e pavlefshme. Lajmin e bënë të ditur disa burime të qeverisë britanike për Times.

Është e paqartë nëse dokumenti i udhëtimit ka skaduar apo është bllokuar në mënyrë aktive. Sipas burimeve të gazetës, duke qenë se pasaporta e sirianes së sëmurë rëndë në mërgim është e pavlefshme dhe qeveria nuk do ta lejojë atë të kthehet për arsye shëndetësore, Assad nuk do të mund të marrë trajtim mjekësor në Britaninë e Madhe.

Në fillim të këtij muaji, Telegrafi raportoi se ish-zonja e parë e Sirisë ka një shans 50% për të mbijetuar pasi një formë agresive e kancerit të gjakut u kthye pas trajtimit për sëmundjen.

Asma, e cila u diagnostikua me leuçemi mieloide akute në maj të këtij viti, është plotësisht e izoluar në Moskë, ndërsa po trajtohet për kancerin agresiv.

Sipas Times, personi që po e ndihmon atë të luftojë me sëmundjen në kryeqytetin rus është babai kardiolog, i cili duket se është larguar nga shtëpia e tij në Londër së bashku me gruan e tij.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?