Grumbullimi i radhës në Zvicër, Shqipëria miqësore me Ukrainën

27 Mars 2018, 12:57| Përditesimi: 27 Mars 2018, 12:58

  • Share

Pas humbjes në miqësoren me Norvegjinë grumbullimi i radhës i Kombëtares do të jetë pas dy muajsh në Zvicër ku do të luajë edhe dy ndeshje miqësore. Në konferencën për shtyp trajneri Christian Panucci konfirmoi grumbullimin disa ditor dhe faktin se kuqezinjtë do luajë dy miqësore.

Mësohet se Kombëtarja do të nisë grumbullimin në Zvicër më 26 maj dhe tre ditë më pas më 29 maj do të luhet miqësorja e parë por kundërshtari ende nuk është përcaktuar. Ndërsa më 2 qershor Shqipëria do të përballet në një ndeshje miqësore me Ukrainën dhe kjo konfirmohet nga burime në FSHF.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?