Politikë

Grumbullimi para SPAK gjatë masës për Veliajn, ministri Hoxha: Ishte e paparalajmëruar, ishin simpatizantë, jo protestues

13 Shkurt, 10:05| Përditesimi: 13 Shkurt, 11:55

  • Share

Tiranë- Teksa po hynte në ambientet e Kuvendit ku priten punimet e seancës plenare ditën e sotme (13 Shkurt), ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha u pyet për mungesën e masave policore në protestën e punonjësve të Bashkisë së Tiranës para godinës së GJKKO-SPAK, gjatë vlerësimit të masave të sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të tjerëve.

Ministri e cilësoi protestë të paparalajmëruar siç ka ndodhur në rastet e tjera, teksa shtoi se ata që u grumbulluan ishin simpatizantë.

“Protesta ishte e paparalajmëruar. Janë dy raste të ndryshme, çështje të ndryshme. U bë një grumbullim i paparalajmëruar, në rastet e tjera ka pasur lajmërim te Policia e Shtetit. Ishin simpatizantë dhe protestues. Kur shkon Berisha njofton, ndaj ka edhe polici”, tha Hoxha ndër të tjera.

A.Q/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maxhuni: 13/02/2025 10:15

    Po nuk e di ti o Ervin se policia ka per detyre informacionin ne advance apo ske me rrjet infrormativ. Ke qene edhe vete polic rendi pale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?