Kombëtarja në stërvitjen e fundit

Grup i plotë dhe buzëqeshje, Kombëtarja zhvillon stërvitjen e radhës anti-Çeki! Sylvinho sot para medieve

15 Nëntor, 09:49
  • Share

TIRANË - Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e së enjtes seancën e radhës stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në UEFA Nations League ndaj Çekisë dhe Ukrainës.

Në stërvitjen e djeshme ishin të pranishëm të gjithë lojtarët, ndërsa Ernest Muçi u stërvit fillimisht i veçuar dhe më pas u bashkua me grupin.

Seanca nisi me stërvitje në palestër e më pas trajneri, stafi teknik dhe ekipi zbritën në fushë për të bërë përgatitje atletike dhe taktike. Kombëtarja do të mbyllë sot përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Çekisë.

Konferenca zyrtare e trajnerit Sylvinho do të mbahet në orën 17:45 dhe më pas do të vijohet me stërvitjen zyrtare të ekipit në stadiumin “Air Albania” në orën 18:30, që do të jetë e hapur 15 minutat e para për median.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?