Orges Bilbili, Anterio Kaloshi dhe Laert Haxhiaj

Grup kriminal dhe vrajse, GJKKO merr të pandehur Orges BIlbilin, Anterio Kaloshin e Laert Haxhiun, kundërshtarët e Aldo Bares që bënë masakër në Lushnjë

30 Tetor 2020, 12:27| Përditesimi: 30 Tetor 2020, 15:07

  • Share

TIRANË- Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të Laert Haxhiut, Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshit, duke i marrë këta të fundit të pandehur, nën akuzë për disa vepra penale, mes tyre 'vrasje në rrethana cilësuese' dhe 'grup të strukturuar kriminal'.

Haxhiu, Bilbili dhe Kaloshi akuzohen se si autorë të masakrës së Lushnjes, ku vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën në 11 tetor 2016 në Lushnjë, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Leshnjes në vitet '90. Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.

Nga tre të hetuarit që u morën të pandehur janë arrestuar Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi, ndërkohë vijon të jetë në kërkim Laert Haxhiu.

Sipas SPAK, Haxhiu, Bilbili dhe Kaloshi akuzohen edhe për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

Anterio Kaloshi u arrestua në 13 gusht, pasi bashkë me të tjerë qëlluan me kallashnikov drejt Hotel Volorekës në Pogradec në datë 8 gusht, ku Kaloshi kishte rolin e ekzekutorit, ndërkohë Orges Bilbili u kap në 10 prill në zonën e Xhamllikut në Tiranë, i cili u plagos nga polici pasi tentoi të largohej.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?