Gazment Bardhi i bën thirrje grupit Basha që nëse e duan një vend në grupin e punës që do ngrihet për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar të paraqesin emrin pranë strukturave të Rithemelimit. Bardhi tha për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku se ka propozuar që një vend të jetë për grupin Basha.
Ndërkohë, pyetjes së përse nuk i kanë dhënë vend grupit Basha në dy komisionet hetimore që do ngrihen, Bardhi tha se anëtarët janë zgjedhur nga lista e deputetëve që kanë kërkuar ngritjen e komisioneve hetimore.
“Nëse dëshirojnë një vend mund t’ia propozojnë kreut të grupit. I qëndroj atij propozimi që i kam bërë grupit, sa i takon grupit të reformave.
Përballë kundërshtarit politik do duhet të jemi një trupë e vetme. Janë të lutur që përmes sekretarit të grupit të na paraqesin propozimin përkatës nëse duan ta marrin përsipër këtë përgjegjësi. Ne jemi të hapur.
Sa i takon komisioneve hetimore, anëtarët janë caktuar nga lista e deputetëve që kanë kërkuar ngritjen e komisioneve hetimore. Nuk ka patur asnjë paragjykim, vullnetin e kanë shprehur 47 kolegë, nga kjo listë janë zgjedhur 14”, tha Bardhi për gazetaren Danjela Maloku.
Lajmi kryesor:
Marrëveshja Rithemelimi-PS/ Dy komisione hetimore dhe grup dialogu për ligjet me 84 vota! Bardhi fton PD, Basha e refuzon
SI.E.//ReportTv.al