Politikë

Grupet e studentëve të ngujuar, Spiropali: Mbështeten nga PD dhe LSI, karikaturë e protestës së vërtetë

29 Janar 2019, 13:09| Përditesimi: 29 Janar 2019, 14:16

  • Share

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka dalë në një konferencë për shtyp lidhur me ngujimin e një grupi studentësh në fakultete të ndryshme në vend.

Në fjalën e saj, Spiropali ka shfaqur shqetësimin e saj lidhur me atë që ajo e ka quajtur zaptimin e fakultetit të Drejtësisë nga studentë të mbështetur nga partitë politike.

“Ajo që ka mbetur nga protesta është një karikaturë e mbështetur nga PD, LSI dhe Sali Berisha. Kjo është një shfaqje ekstreme e një opozite pa vision,”-tha Spiropali.

Më tej, Spiropali i ka bërë thirrje grupeve të studentëve që të çlirojnë fakultetet të cilët kanë zbatuar.

“Për fat të mirë pjesa më e madhe e fakulteteve janë çliruar nga këto grupe. Por pengmarrja është kthyer në plagë tek Juridiku. I bëj thirrje rektorit që t’i përgjigjet studentëve,”- e mbylli ministrja.  

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?