Dy gazetarët investigativë, Fatjona Mejdini dhe Elton Qyno të ftuar në emisionin "Repoltix" kanë komentuar rastin e një hetimi 5-vjeçar të udhëhequr nga Italia, i cili u finalizua me shkatërrimin e kartelit të parë shqiptar të kokainës e arrestimin e 20 personave.
Mejdini theksoi se Shqipëria është një vend i vogël për të zhvilluar tregtinë e kokainës, por Ekuadori është një Eldorado për grupet kriminale shqiptare. Ajo tha se në Ekuador kanë hyrë 1600 shqiptarë gjatë viteve 2017-2019 dhe një pjesë e madhe e tyre kanë pasaportat tjera.
"Shqipëria është një vend i vogël, kurse Ekuadori është një vend interesat. Vendet e BE-së kanë konsum të lartë të kokainës dhe janë të orientuar aty. Shqipëria është një vend i vogël, ndërsa Ekuadori është një vend interesant, është Eldorado i grupeve kriminale shqiptare. Në vitin 2017-2019 1600 shqiptarë kanë hyrë në Ekuador. Këto janë nga të dhënat e autoriteteve në Ekuador. Një pjesë e madhe që janë shqiptarë në origjinë kanë pasaporta të tjera. Dhe të mendosh që sa shqiptarë me pasaporta të tjera kanë hyrë atje", tha Mejdini.
Gazetari Qyno komentoi figurën e personit që mendohet se është koka e grupit të strukturuar të trafikut të kokainës, Dritan Rexhepi. Ai tha se ai është një personazh që bëri bujë me arratisjet e tij dh çudi që nuk është arratisur edhe nga Ekuadori.
"Hyrjen e bëmë me atë personazh sepse bëri bujë që me arratisjen nga komisariati i Durrësit, është arratisur 3 herë dhe më bën çudi që si nuk është arratisur në Ekuador", tha Qyno në "Repolitix".
Hetimet për shkatërrimin e këtij grupi, i cili drejtohej nga një 40-vjeçar, i njohur si Dritan Rexhepi kanë zgjatur për 5 vite me rradhë, ku janë kapur rreth 4 tonë kokainë dhe mbi 5.5 milion € në para.