Ndeshja Uruguaj-Arabia Saudite

Botërori 2018/ Uruguai fiton 1-0 ndaj Arabisë Saudite dhe kalon grupin

20 Qershor 2018, 10:48| Përditesimi: 20 Qershor 2018, 19:24

  • Share

Gjithçka është zgjidhur në Grupin A në Botërorin e Rusisë. Uruguaj ka fituar edhe ndeshjen e dytë në grup, sërish 1-0, përballë Arabisë Saudite, dhe tashmë është kualifikuar për më tej, së bashku me Rusinë. Eliminohen Arabia Saudite dhe Egjipti.

Uruguaj e ka nisur ndeshjen në sulm, duke kërkuar të zhbllokohet sa më shpejt, për të mos përsëritur atë që i ndodhi në fitoren me Egjiptin, ku goli erdhi në fundin e takimit.

Pas disa tentativave të njëpasnjëshme, është Suarez ai që gjen golin, që më pas do të rezultonte vendimtar për fatin e takimit. Sulmuesi uruguajan e pati të thjeshtë për të shtyrë topin në rrjetë, duke çliruar të tijtë.

Uruguaj pati edhe disa raste të tjera për ta mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë, por nuk ia doli. E njëjta histori edhe në pjesën e dytë, me Uruguajin që i afrohet më shumë portës, ndërsa në krahun tjetër Arabia Saudite është e pafuqishme.

Arabët përpiqen me ndonjë kros në zonë nga goditjet standarte, por amerikano jugorët janë mbrojtur mirë.

Përfundon 1-0 dhe tashmë në Grupin A do të diskutohet vetëm për vendin e parë, ku Uruguajit i duhet të fitojë për këtë objektiv, ndërsa Rusisë i mjafton edhe barazimi, pasi ka golavarazhin më të mirë të këtij Botërori deri tani

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?