Ndeshja Iran-Spanjë

Grupi B i Botërorit, Spanja në kërkim të fitores së parë

20 Qershor 2018, 10:39| Përditesimi: 20 Qershor 2018, 10:43

  • Share

Askush nuk do ta kishte menduar se në ndeshjet e dyta në grupe do të ishte Spanjë që të ndiqte Iranin. Kjo është një surprizë që e bën më interesante përballjen e parë historike mes dy skuadrave. Irani kurrë nuk ka fituar ndaj një skuadre europiane por në stadiumin Kazan Arena furitë e kuqe nuk mund ti lejojnë vetes ndonjë surprizë të pakëndshme.

Formacion thuajse i njëjtë për Carlos Queiroz tek Irani i cili kërcënon Spanjën:” Do të dalim në fushë për të fituar pasi nuk kemi asgjë për të humbur. Është ironike pasi unë luftova që ta mbajë Hierron si lojtar tek Real vite më parë ndërsa tani e kam rival në pankinën tjetër” e mbyll Queiroz.

Edhe Spanjë pritet të luajë me të njëjtin formacion me të cilin u përball ndaj Portugalisë. Me Busquets, Koke dhe Iniesta në mesfushë dhe Isco, Davin Silva dhe Diego Costa në sulm ndërsa në portë do vijojë të jetë David De Gea.Trajneri Fernando Hierro thekson në konferencën për shtyp: "Duhet ta harrojmë ndeshjen me Portugalinë pasi tashmë do të luajmë ndaj Iranit. Kemi pritshmëri të larta por është një ndeshje e rrezikshme dhe e komplikuar dhe na duhet të arrijmë me opsione të mira edhe në ndeshjen e tretë. Pres një përballje të vështirë por kemi besim se do të fitojmë “ e mbyll Fernando Hierro.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?