Grupi i hakerëve “Anonymous” që ka vënë së fundmi nën shënjestër qeverinë serbe, i ka dërguar një mesazh të ri presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Ata bëjnë të ditur se kanë “hakuar” e-mail adresat e qindra zyrtarëve të qeverisë serbe në ministri të ndryshme.
Më herët, hakerat Anonymous, një rrjet ndërkombëtar personash që kryejnë sulme kibernetike, thanë se ishin ata pas rrëzimit të ueb-faqes zyrtare të Ushtrisë së Serbisë.
Anonymous kritikojnë qeverinë Vuçicc për mosvënie të sanksioneve ndaj Rusisë, si dhe për bashkëpunim të ngushtë me të. Serbia, ndonëse kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të dënojë luftën në Ukrainë si dhe për vënien e barrikadave në veri të Kosovës.
Sa i përket këtij sulmi, presidenti serb ka ironizuar me një foto me disa qenë në rrugë.
“Po bëhemi gati të luftojmë kundër anonimëve”, shkroi ai. Gjitashtu, institucionet serbe të sigurisë janë mobilizuar për të përballuar sulmet e këtij grupi hakerimi.