Grupi i Dialogut, foto arkiv

Grupi i dialogut miraton planin e punës për Reformën Zgjedhore, drafti me ndryshime kalon për votim jo më vonë se 1 korriku

15 Prill, 13:23| Përditesimi: 15 Prill, 14:58

  • Share

TIRANË- Grupi i Dialogut i ngritur mes Rithemelimit dhe mazhorancës, pas 4 mbledhjes ka miratuar planin e punës për Reformën Zgjedhore. Pasi komisioni ku bashkëkryetar ishte Enklejed Alibeaj i PD, u mbyll pa produkt, tashmë puna është zhvendosur në grupin e dialogut.

Sipas planit të punës të miratuar ditën e sotme, drafti për ndryshimet ligjore duhet të shkojë në Kuvend për votim jo më vonë se data 1 korrik, ndërsa vitin e ardhshëm mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.

Sipas kalendarit të dakordësuar, puna do të nisë me çështje si zonat zgjedhore, diksutim që do mbahet më 24 prill. Mbetet për t’u parë nëse palët do të dakordësojnë për 1 zonë zgjedhore siç ka propozuar PD, apo propozimin për 4 zona zgjedhore nga aleatët, ose nëse do mbetemi me sistemin aktual me 12 zona zgjedhore.

Propozimet për votën e emigrantëve do të finalizohen brenda prillit, kur edhe do të adresohen çështje si herësi. Për sistemin zgjedhor dhe koalicionet parazgjedhore, që janë edhe dy çështjet më të ndjeshme të ndryshimeve elektorale, PS e opozita i kanë lënë më shumë kohë vetes, duke dakordësuar që propozimet të bëhen gjatë gjithë kohëzgjatjes së punimeve për reformën zgjedhore, pra nga mesi i prillit deri në fund të qershorit.

Lulzim Basha ka mbetur jashtë grupit të dialogut, ndërsa 6 anëtarët kanë në duar edhe propozimet e Partisë Demokratike.  Grupi i dialogut u krijua si një mekanizëm i Komisionit të Ligjeve me anëtarë të barabartë pozitë-opozitë pikërisht për të çuar me konsensus drejt seancave plenare ligjet që kërkojnë 84 vota, reformat e rëndësishme por edhe ligjet që lidhen me integrimin në BE

KALENDARI I PUNIMEVE TË GRUPIT TË DIALOGUT PËR REFORMËN ZGJEDHORE

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?