Kronikë

Grupi i fajdeve/ Arrestohet në Paraguaj Elton Radovani, djali i ish-prefektit të Shkodrës (FOTO)

14 Tetor 2019, 11:38| Përditesimi: 14 Tetor 2019, 13:54

  • Share

Arrestohet nga policia e Paraguajit Elton Radovani, ish-anëtar në Këshillin aktual të Bashkisë Shkodërdjali i ish-prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani. 31-vjeçari Radovani ishte në listën e Interpolit për llogari të shtetit shqiptar në lidhje me skemën e fajdeve ku ai rezulton t'i ketë marrë personave të ndryshëm shuma parash që shkojnë në disa milionë euro. Elton Radovani është arrestuar më 3 tetor në Paraguaj rreth orës 11:00 në një autostradë atje dhe tashmë pritet ekstradimi drejt Shqiperisë.

Skema e fajdeve u denoncua nga ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani. Sipas ish-prefektit, autorët kishin dhënë para me fajde ndaj dy djemve te tij dhe disa të tjerë kane luajtur rolin e garantit duke marra para për llogari të dy djemve të Radovani.  Për shkak të borxhit që dy djemtë e  Radovanit kishin marrë pranë këtij grupi, ata i kanë sekuestruar disa prona. 

Elton Radovani, si shkak i vesit të bixhozit dhe varësisë ndaj kazinove, nisi duke marrë hua shuma të mëdha parash te persona të ndryshëm në Shkodër, bashkë me vëllain e tij. Të dy ishin larguar jashtë vendit, (Elton Radovani u arrestua sot në Paraguaj). Edhe ndaj vëllait të tij ka një vendim 'arrest me burg në mungesë dhe Interpol ka publikuar emrin dhe foton e tij në të gjitha pikat e kontrolli.

Ndërsa vetë ish-prefekti Paulin Radovani ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur. Paulin Radovani ka qënë prefekt i Shkodrës i zgjedhur nën siglën e LSI, teksa në Shkodër ai njihet edhe si biznesmen në sektorin fason. 

Hetimet për zbulimin e tyre kishin nisur prej 25 janarit të 2019-ës nga Prokuroria e Shkodrës në sajë të referimeve nga policia e këtij qarku. Në datë 14 mars, Policia dhe Prokuroria zbuluan një skemë fajdesh në Shkodër (lexo këtu). 23% ishte interesi në javë, dhe nëse nuk ktheheshin lekët grupi i merrte prona dhe makina dhe i kalonin në emër të tyre. Të përfshirë rezultuan ish-kancelarë gjykate, noterë, policë dhe një ish-drejtues i LSI-së tek Patentat në Shkodër. Ilir Sokoli u kap në tentativë për t'u arratisur, në Morinë. Në total u arrestuan 12 persona, ndërsa 3 janë në kërkim dhe 3 të pezulluar nga detyra. Gjatë operacionit u sekuestruan makina, prona, armë dhe rreth 500 mijë euro, ndërkohë që u pezullua një polic, noterja dhe një drejtor në bashkine e Shkodrës.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkoder: 14/10/2019 19:59

    Ka mjaftushem kriminela e vrasesa Shkodra e Shqipnia e nuk asht ky per tu ba shembull. Djem te mire qe si ka mungu kurr asigja por kan gabu qe jan perzi me llumin e kan ra viktima. Sh keq per kyt djal me vjen.

    Përgjigju
  • Kuriozi: 14/10/2019 18:22

    shkodrane: kujt i ka hy ne borxh ky? Pervec njerezve a i ka fiseve te mafias borxh apo dalin boll edhe tjeret? Nejse, duket se ky ka krye pune. Ka fute ne burg shume vete. C'ka te ban bixhozi...

    Përgjigju
  • ...: 14/10/2019 17:30

    Per Tonin me aq sa kam degju nuk e njohin per djal te keq por i ka hi bixhozit me nxjerr vllan nga borxhet e ka mbet edhe vet mrend. Mos flitni me kaq urrejtje se jetes nuk i dihet kurr ca na pret neser.

    Përgjigju
    • Titi: 14/10/2019 19:22

      Kja asht e vertet se e njof e ishtu asht e verteta

  • Shkodrani: 14/10/2019 15:31

    Avitu Ton,avitu ,se ke haqe me pagu.

    Përgjigju
  • Priftërinjtë Lazaratas: 14/10/2019 13:17

    Tani vitet e burgut të gjatë do të gërshetohen me shpartallimin e rondeles!

    Përgjigju
    • hoxh_titi: 14/10/2019 15:21

      I ka vu unaz hekuri ndofta...

  • meq: 14/10/2019 11:53

    a ky ka me pagu hakun qe ka ba

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?