Grupi i fajdeve/ Policia e arrestoi dy ditë më parë, Akuza e bën 'nul' operacionin: E kemi pushuar dosjen kundër tij

21 Prill 2020, 12:29| Përditesimi: 21 Prill 2020, 12:32

  • Share

Arrestimi i dy ditëve më parë nga policia e Shkodrës i Januz Alija, rezulton të jetë “nul”. Kjo pasi Januz Alija, djali i Byrhan Alijas, të dy të proceduar nga prokuroria e Shkodrës, për veprën penale të dhënies së parave me fajde, i janë pushuar akuzat nga prokuroria e Shkodrës. Personi i arrestuar dy ditë më parë nga policia e Shkodrës, momentalisht nuk ka asnjë akuzë të ngritur nga prokuroria e këtij qyteti. Çështja penale kundër tij, është pushuar nga prokuroria, pasi gjatë fazës së hetimeve nuk është provuar implikimi i Januz Alias.

Hetimet kanë nxjerrë se në veprimtarinë e paligjshme të fajdeve në Shkodër, i implikuar ka qenë vetëm babai i tij Byrhan Alija. Byrhan Alija, momentalisht ndodhet në masën e “arrestit në shtëpi”, pasi gjykata e Apelit Shkodrës, i ndryshoi vendin e qëndrimit nga burgu në shtëpi, për shkak të gjëndjes së vështirë shëndetësore. Ndërkohë djali i tij, Januz Alija i arrestuar dy ditë më parë, kishte më shumë se një vit që ishte shpallur në kërkim nga policia e këtij qyteti, pasi gjykata e Shkodrës, ka caktuar në mungesë të tij masën e “arrestit në burg”. Por tashmë kur  prokuroria e Shkodrës ka kërkuar në gjykatë pushimin e ndjekjes penale për Januz Alija, arrestimi i këtij personi nga policia del “Nul”. Lidhur me çështjen e fajdeve në Shkodër, 1 vit më parë u arrestuar 12 persona, ndërsa Januz Alija u shpall në kërkim.

23 për qind ishte interesi në javë dhe nëse nuk ktheheshin lekët grupi i merrte prona dhe makina dhe i kalonin në emër të tyre. Të përfshirë rezultuan ish-kancelarë gjykate, noterë, policë dhe një ish-drejtues i LSI-së tek Patentat në Shkodër. Në total u arrestuan 13 persona, ndërsa 3 janë në kërkim dhe 3 të pezulluar nga detyra. Gjatë operacionit u sekuestruan makina, prona, armë dhe rreth 500 mijë euro, ndërkohë që u pezullua një polic, noterja dhe një drejtor në bashkinë e Shkodrës. Në rast se nuk paguheshin lekët e dhëna, anëtarët e grupi i merrnin borxhlinjve prona dhe pasuri duke i kaluar në emër të tyre. 12 anëtarë të grupit të skemës së fajdeve u arrestuan. Ndërkohë 6 i liroi Apeli më 3 prill dhe tre të tjerë janë në kërkim. Ish-prefekti Paulin Radovani, ishte personi që bëri një denoncim ndaj 22 personave për një skemë fajdesh me përqindje të larta.

Komento

Komente

  • Ligji: 21/04/2020 15:21

    Dmth arrestim i paligjshem. Pra duhet nje hetim per kete krim te kryer nga punonjesit e policise. Minimumi eshte shperdorim detyre. Sikur kemi nje organ qe merret me kete pune SHKB apo SHCBA ja thone emrin. Apo ne kohe pandemia ligji ska fuqi, vetem akti normativ i Km.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?