Grupi i mediave të Europës rrit sanksionet ndaj atyre ruse të kontrolluara nga shteti: Nuk mund të lejojmë dezinformin dhe manipulimin

3 Mars 2022, 16:51| Përditesimi: 3 Mars 2022, 16:53

  • Share

Grupi Evropian i Rregullatorëve për Shërbimet e Medias Audiovizive (ERGA), ku bën pjesë edhe AMA,  kanë rritur sanksionet ndaj mediave ruse Russia Today dhe Sputnik të kontrolluara nga shteti. Këto masa janë marrë nga Grupi i Mediave të Europës për të ndalur dezinformimin dhe manipulimin përmes propagandave të tyre dhe për të respektuar lirinë e fjalës.

“Këto sanksione të reja shërbejnë si jehonë për këtë krizë madhore me të cilën po përballet bota dhe Evropa. Pavarësisht nga konflikti aktual, është tejet e rëndësishme që lufta kundër manipulimit dhe dezinformimit, duke respektuar plotësisht mbrojtjen e lirisë së fjalës, mbetet një prioritet në debatin evropian, veçanërisht në kontekstin e rregulloreve të ardhshme, duke përfshirë Ligjin për Shërbimet Digjitale (DSA) dhe Ligjin Evropian për Lirinë e Medias (EMFA)” tha kryetari i ERGA Karim Ibourk.

Anëtarët e ERGAdo të vazhdojnë më tej punën e tyre për dezinformimin, veçanërisht në lidhje me agresionin aktual të Rusisë në Ukrainë.

Këto masa do të zbatohen me efekt të menjëhershëm dhe drejtpërdrejt në të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së dhe synojnë të kufizojnë aksesin e mediave kryesore ruse të kontrolluara nga shteti, Russia Today dhe Sputnik në tregun mediatik evropian.

Për më tepër, anëtarët e ERGA do të vazhdojnë më tej punën e tyre për dezinformimin, duke përfshirë edhe dezinformimin në lidhje me agresionin aktual të Rusisë në Ukrainë. Taskforca përkatëse e ngritur në Nëngrupin e ERGA për dezinformimin synon të shërbejë si një qendër për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në lidhje me monitorimin, analizimin e mjedisit mediatik me fokus të veçantë në narrativat e dezinformimit nga aktorët e huaj dhe manipulimin e informacionit në lidhje me zhvillimet aktuale në Ukrainë.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • DIKTATURA EVROPIANE: 03/03/2022 18:03

    E PABESUESHME KY LAJM!!!!| DEMOKRACIA DHE LIRIA E FJALES MOREN FUND|rroft propaganda e radhes!E kam urryer Enverin por paska qene LARGPAMES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?