Adriatik Llalla, Vangjush Dako, Tom Doshi dhe Aqif Rakipi

Grupi i 'Non Gratave', vetëm Tom Doshi me pasuri jashtë vendit, 3 vila në Australi, Adriatik Llalla dhe Rakipi pasuri nga puna në emigracion, Dako pallat 11 kate 72 milionë lekë  

13 Prill 2022, 18:44| Përditesimi: 13 Prill 2022, 18:52

  • Share

TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës sinjalizuan këtë të hënë zgjerimin e listës së personave të shpallur non grata në Shqipëri, duke sanksionuar ish deputetin Aqif Rakipi dhe biznesmenin Ylli Ndoqi. Më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar shpalljen non grata të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, ish kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, ish deputeti dhe biznesmenit Tom Doshi si dhe të ish kryeministrit Sali Berisha

Krahas ndalimit për të shkelur në tokën amerikane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës angazhon në bllokimin e pasurive të këtyre personave në territorin e SHBA-ve dhe në çdo vend ku qeveria amerikane ka akses dhe mundësi. 

Mes të shpallurve non grata, vetëm ish deputeti Tom Doshi ka deklaruar pasuri jashtë vendit. Në vitet 2003 dhe 2004, para se të bëhej deputet, Tom Doshi ka blerë tre shtëpi banimi në Australi, deklaruar në vlerat 480 mijë dollarë australian, 560 mijë dollarë australian dhe 340 mijë dollarë australian. Report Tv mëson se prokuroria ka nisur pas vitit 2014 një hetime për këto pasuri dhe pasuritë e tjera me vlerë miliona euro të Tom Doshit.

Organi i akuzës ka mbyllur hetimet pa një konkluzion nëse tre shtëpitë e Doshit mbuloheshin apo jo me burime të ligjshme të ardhurash, për shkak të vështirësisë së bashkëpunimit me autoritetet australiane. 

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i shpallur non grata nga SHBA, i dënuar dy vite burg për fshehje pasurie dhe sot në arrati, ka justifikuar  një pjesë të pasurisë me të ardhurat si emigrant në Greqi. Llalla ka deklaruar se është pronar me 1/3 pjesë të një trualli 2600 m2, blerë në vitin 1995 me të ardhurat nga puna në Greqi. 

Ndërkaq, edhe ish deputeti Aqif Rakipi ka nisur ta krijojë pasurinë, sipas tij, nga të ardhurat nga puna në emigracion gjatë periudhës 1990-1999, por edhe nga aktiviteti i tij privat dhe i familjes, para se të bëhej deputet. 

Ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i shpallur gjithashtu non trata, përpos të tjerave, ka deklaruar edhe një pallat me 11 kate në Durrës, me sipërfaqe totale 3 640 m2, në vlerë të deklaruar 72 000 000 lekë, me burim nga puna dhe bizneset. Dako deklaron edhe troje, magazina dhe apartamente. 

Sali Berisha, i shpallur non grata në 19 maj të vitit të kaluar, deklaron një apartament në Tiranë dhe rreth 190 mijë USD kursime. Por, janë fëmijët dhe dhëndri i Sali Berishës, të cilët kanë një pasuri me vlerë miliona euro. 

Nuk dihet nëse biznesmeni Ylli Ndroqi, i sanksionuar nga SHBA, ka po jo pasuri të paluajtshme jashtë vendit, meqenëse z. Ndroqi nuk është subjekt i deklarimit të pasurisë. SPAK ka identifikuar 32 pasuri të Yllir Ndroqit, të cilat sipas SPAK, nuk justifikohen me burime të ligjshme.

Mes këtyre pasurive përshihen disa apartamente, 5 makina luksoze, garazhe, pesë njësi ndërtimore, 100 mijë m2 pyll në Lanabregas, Tiranë, troje, ndërtesa, aksione në disa kompani etj.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • SPAKU: 14/04/2022 12:17

    Ore kete baxhanakun Oliver Ushina te ketij Kar dinalit te Romes, LLALLA do e shikoj njeri. Se Rovena Gashi LLALLA , AVOKATE .. me prona hotele.. aty shikoni e sekuestroni prona me shumice..gjysma PD aty eshte mrena..

    Përgjigju
  • Xhixhi: 14/04/2022 10:27

    Edhe prape jane te lire te gjithe. Drejtesi koti.

    Përgjigju
  • gjergji: 14/04/2022 10:07

    Ne mendyre absolute asnje person ne emigracion nuk mund te behet milioner me pune te ndereshme ne emigracion.Se paku nga eksperienca ime qe pas kontrates per punesim(dhenie provimesh ne zyrat e kudrit ku dhe percaktohen mardhaniet e pagesa) qe merrja ma teper se 4000$ neto e hynin direkt ne bank e jam aktiv shume ne burse nuk arrita se paku te bahem minimalisht ne gjendjen ekonomike te atyre vetem me pune te paster. Ne cdo shtet normal e ne cdo kompani dergon ne banke cekun e pageses dhe nje e merr puntori me te gjitha te dhanunat (qe nga paga brutto,pagesat e sigurimeve shteterore e shendetsore,taksat e ndryshme te pageses e ne pagesa netto qe hyn ne bank). Prandaj problemi eshte i thjeshte:ne se at pasuri e kan vene ne emigracion e me pune te paster eshte e lehte zgjidhja problemit sepse kan ne dore pagesat mujore apo levizjet e te ardhurave ne banke ku hujne te ardhunat,ne te kunderten pasuria qe eshte vendosur ne emigracion eshte jo me pune te ligjeruar(e vendosur me trafikim droge apo .......)

    Përgjigju
  • Adelaide: 13/04/2022 20:19

    Ca po thoni or nace 3 vila? Toma ka gjysen e Adelaides mor shok. Tomn e kina padrino sot e kamot. Toma me nipat e vet lun millin dhe lulet ne Australi mer migu jem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?