Selia e PS-së

Politikë
Top 24

Grupi i PS vendos rishikimin e ‘Kadastrës‘, rrëzohen dekreti për ‘Noterinë‘ dhe amendamentet e LSI-së

28 Janar 2019, 11:07| Përditesimi: 28 Janar 2019, 12:34

  • Share

TIRANË-Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur në mbledhjen e sotme që në seancën e radhës në Kuvend të rrëzojë dekretin e Presidentit të Republikës për Noterinë, që u kthye pak javë më parë.

Ndërkohë që grupi vendosi që të rishikojë ligjin për Kadastrën, pas dekretit te Presidentit të Republikës, që gjithashtu u kthye për shqyrtim.

Në mbledhje u vendos që të rrëzohen amendamentet e LSI per buxhetin per arsimin e lartë. LSI-ja kishte kërkuar në dhjetor që buxheti për arsimin të rritet në 5% të GDP. Mbledhja e sotme u drejtua nga kryetari grupit parlamentar Taulant Balla.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?