'Grupi i PS-së është shumë më aktiv dhe i fortë se i PD-së', Arben Pëllumbi në Repolitix: Në Tiranë synojmë votat e PS-së të vitit 2017 plus rritje natyrale

4 Shkurt 2021, 21:45| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 23:27

  • Share

Sekretari organizativ në Partinë Socialiste, Arben Pëllumbi i ftuar në emisionin 'Repolitix' në Report Tv tha se qarku i Tiranës ka risi për sa i përket përzgjedhjes së drejtuesve politik.

Pëllumbi tha se Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali nuk kanë pasur një detyrë të tillë më parë të këtij niveli.

'Tirana ka risi në zgjedhjen e drejtuesve të qarkut, qoftë z.Veliaj, qoftë Spiropali, qoftë edhe Ervin Bushati. Veliaj dhe Spiropali nuk kanë pasur një detyrë të tillë të këtij niveli dhe janë figura të reja. Është struktura më e madhe që kemi në Tiranë'- tha Pëllumbi.

Ndër të tjera, Pëllumbi theksoi se ekipi i Partisë Socialiste për drejtimin e Qarkut të Tiranës është shumë herë më i fortë dhe aktiv sesa grupi i PD-së. Deputeti socialist tha se në Tiranë synojnë që të kenë votat e PS-së të vitit 2017 plus rritje natyrale.

'Ka shumë njerëz që po punojnë në Tiranë. Grupi i PS-së është shumë herë më i fortë dhe shumë më aktiv se grupi PD-së. Kemi një grup shumë të mirë me përfaqësues të PS-së. Punojnë sot në Tiranë nën drejtimin politik të njësive administrative në Tiranë. A do të jemi apo jo në listat e kandidatëve për deputet kjo do të vendoset në forumet e PS-së.  Është e pamundur që të rinovosh pjesën më të madhe të listës. Njerëzit që kuptojnë nga drejtimi i partisë nuk kem mundësi që ti përsërisësh çdo vit. Themeli i grupit qëndron.

Tirana bëhet 36 mandate ka marrë dy mandate shtesë. Në këtë kuadër ne nuk është se bëjmë thjeshtë llogari të mandateve në këtë fazë. Varet edhe nga pjesëmarrja e kundërshtarit, ne llogarisim se sa vota do të marrë PS. Ne bëjmë kalkulimet tona, por ne sigurisht që sot punojmë të kemi votat e PS-së të vitit 2017 plus rritje natyrale'- shtoi Pëllumbi.

Nga ana tjetër Pëllumbi shtoi se vendi drejtohet me shpirt dhe se qeveria aktuale ka treguar se ka ditur sesi të veprojë, qoftë në rastin e tërmeteve, qoftë edhe në pandeminë.

'Vendi drejtohet me shpirt dhe ne kemi treguar se dimë të veprojmë me shpirtin e duhur. Jemi përballë dy çështjeve të rëndësishme, si do të rikuperojmë dëmet që ka shkaktuar fatkeqësia natyrore siç ishin tërmetet dhe si do të dalim nga kjo gjendje e pandemisë. Ditë për ditë ne do të dimë sesi duhet të veprojmë'- u shpreh Pëllumbi.

Ora 22:42
Arben Pëllumbi në Repolitix: Lista finale e kandidatëve për deputet të PS-së do të dalë në fillim të marsit, shumica dërrmuese e tyre janë në terren

Lista e kandidatëve për deputetë në Partinë Socialiste për zgjedhjet e  25 prillit mund të dalë në fillim të muajit mars dhe shumicën dërrmuese të kandidatëve publiku i ka në terren.

Kështu bëri me dije gjatë një interviste për emisionin Repolitix në Report TV, sekretari organizativ në Partinë Socialiste, Arben Pëllumbi.

'Unë besoj se ambasadorët nisen nga një shqetësim që ka nisur nga zgjedhjet e kaluar. ne sot kemi një ligj për dekriminalizimin, pavarësisht se unë nuk jam dakord me termin dhe për mua duhet të jetë një ligj i përkohshëm dhe jo një ligj i përhershëm. Fakti që kemi bërë një ligj do të thotë se kjo nuk ka ngelur thjesht në dorën e individëve apo strukturave, dhe përpara atij ligji përgjigjemi të gjithë. Nëse mua më shkon mendja të fsheh një krim përgjigjem përballë ligjit. Fakti që nuk e ke deklaruar të bën përgjegjës para ligjit. Lista finale e kandidatëve për deputetë do të dalë në fillim të marsit. Publiku shumicën dërmuese të kandidatëve i ka në terren të cilët janë duke punuar. Ka akoma një aktivitet politik dhe ka akoma individë të cilët mund të vijnë për të punuar. Njerëzit që do të jenë në lista janë gjerësisht të njohur.'- u shpreh Pëllumbi.

Për deputetin e Partisë Socialiste LSI po pëson rrjedhje të madhe në të gjithë vendin, pasi sipas tij kjo ishte një parti e cila u krijua me filozofinë se të siguronte një vend pune.

Pëllumbi tha se me këtë filozofi kjo parti nuk tërheq më dhe se LSI do të dalë me rezultate me dobët se në zgjedhjet e 2017.

'LSI duhet të ndihmojë veten, sepse po ka rrjedhje të madhe në të gjithë vendin, për efekt të filozofisë që ishte ndërtuar të filozofisë të siguronte një vend punë. Ajo filozofi me të cilën ishte ndërtuar ajo parti me të cilën u rrit dhe eci nuk është më sot një filozofi që tërheq, ku edhe një pjesë të mirë të elektoratit me të cilën u rrit ja ka marrë PD-së. Me gjasa do të kthehen ku kanë qenë. Duhet të shohim nëse LSI do të jetë një forcë e tillë që të arrij rezultate, të cilat ajo pretendon se do ti arrij. Mos të harrojmë se ka pasur 19 deputet në zgjedhjet e vitit 2017 dhe me gjasë duhet të këtë shumë më pak. PS është po ajo forcë politike, baza e PS-së, vizioni i saj.'- tha Pëllumbi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?