Politikë

Grupi i socialdemokratëve në PE: Integrimi i Shqipërisë në BE brenda 2030 gjithnjë e më i prekshëm! Duhet mbështetje nga Brukseli

9 Korrik, 14:11| Përditesimi: 9 Korrik, 14:12

  • Share

Grupi i socialdemokratëve në PE ka reaguar pas miratimit të raportit për Shqipërinë. Në një postim në platformën X, Grupi i socialdemokratëve shkruan se integrimi i Shqipërisë në BE brenda 2030, po bëhet gjithnjë e më i prekshëm. Por, në postim theksohet se tani nevojitet guxim reforma dhe mbështetje nga Brukseli.

"Shqipëria tregon se: ëndrra evropiane jeton! Si një ndër vendet më të avancuara mes kandidatëve për anëtarësim, hyrja në BE deri në vitin 2030 po bëhet gjithnjë e më e prekshme. Por, ende nuk është arritur gjithçka. Tani nevojitet guxim, ritëm reformash dhe mbështetje e fortë nga Brukseli", shkruan Grupi i socialdemokratëve në PE.


Lajmi kryesor:

Me 502 vota pro, PE miraton raportin për Shqipërinë! Spiropali: Vlerësim për progresin! Begaj: Nxit përpjekjet për reforma drejt BE


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?