Libri 'Pema Këngëtare'

Lajme të mira

Grupi Kastrati mbështet iniciativën e fshatit SOS për botimin e librit 'Pema Këngëtare'

2 Qershor, 19:10| Përditesimi: 2 Qershor, 20:20

  • Share

Grupi Kastrati është bërë një nga mbështetësit kryesorë të iniciativës së Fshatit SOS për krijimin dhe botimin e librit Pema Këngëtare një përmbledhje krijimesh artistike e realizuar nga autorja Rovena Rrozhani.

Libri është konceptuar jo vetëm si një produkt kulturor, por edhe si një mjet për të mbledhur fonde që ndihmojnë në përmbushjen e misionit të Fshatit SOS: kujdesi, edukimi dhe mirëqenia afatgjatë e fëmijëve pa përkujdesje prindërore.

Në kuadër të kësaj nisme, Grupi Kastrati kontribuoi me blerjen e një numri të konsiderueshëm kopjesh të librit, të cilat do të dhurohen për fëmijë të tjerë në nevojë, duke sjellë për ta një mesazh solidariteti, kujdesi dhe ngrohtësie.

Përveç mbështetjes financiare, kompania inkurajoi edhe punonjësit që të kontribuonin gjithashtu me blerjen sipas dëshirës, të librit dhe të shtohej vlera e dhurimit për fshatin SOS.

Kjo nismë u zhvillua me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, duke i dhënë edhe më shumë kuptim mesazhit se çdo fëmijë meriton të ndihet i vlerësuar dhe i përfshirë.

Si një kompani e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm, Kastrati Group ndërton politikat e saj të përgjegjësisë sociale mbi katër shtylla kryesore: mbështetja për komunitetin, arsimi dhe edukimi, mbrojtja e mjedisit dhe ndihma në raste emergjente. Mbështetja ndaj Fshatit SOS është një ndër shumë shembuj të këtij angazhimi afatgjatë për të sjellë ndikim pozitiv në shoqëri.

S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?