Kultura

Grupi legjendar i rokut ‘Scorpions’ rikthehen në Tiranë pas 24 vitesh, koncert madhështor te ‘Skënderbej’

15 Shtator, 08:30| Përditesimi: 15 Shtator, 10:31

  • Share

Pas dekadash që kanë tronditur botën me himne si “Wind of Change”, “Still Loving You” dhe “Send Me an Angel”, grupi legjendar i rock-ut, “Scorpions” u rikthyen pas 24 vitesh në Shqipëri.

Koncerti u mbajt mbrëmjen djeshme në sheshin “Skënderbej”, duke i dhuruar kryeqytetit një nga netët më të bukura muzikore.

Mikkey Dee, Matthias Jabs, Klaus Meine, Rudolf Schenker dhe Paweł Mąciwoda performuan për mijëra fansa nga çdo cep i vendit dhe i rajonit hitet e tyre më të njohura.

Pas natës elektrizuese në kryeqytet, Scorpions përmbyll turin europian, i cili përkon me 60 vjetorin e krijimit të grupit legjendar.

Në vitin 2001 koncerti i tyre në stadiumin “Selman Stermasi” kujtohet nga të gjithë. Scorpions u bën të famshëm me këngën e tyre Wind of Change, në prag të viteve ’90, hit i cili u simbol i rënieve të diktaturave komuniste në Evropën Lindore, mes të cilëve ishte dhe Shqipëria.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?