Kultura

Grupi ‘MATURA ‘72’ bashkohet në ‘Esencë’ në Report Tv, “The Beatles” shqiptarë bënë historinë, rrëfejnë eksperiencën dhe sfidat në një epokë të errët

13 Dhjetor 2022, 20:05| Përditesimi: 14 Dhjetor 2022, 19:31

  • Share

Përtej të gjitha rregullave të kohës dhe çdo pengese ata guxuan të ndiqnin ëndrrën e tyre dhe të krijonin histori në muzikën shqiptare. Ata ishin 6 gjimnazistë, vetëm 17 – 18-vjeçar, që i dhanë jetë grupit “Matura ‘72” : Leonard Agora (solist-këngëtar), Paulin Shkjezi-(kitarist-këngëtar), Agron Kaiku (baterist), Kristaq Gjokrushi (kitarist këngëtar), Vangjel Toçe (sistër-solist) dhe Kujtim Spahiu (kitarist-solist), të gjithë maturantë të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” (vetëm Spahiu nxënës tek “Dëshmorët e Lirisë”). 

Ndonëse pati jehonë e fillim të bujshëm, gjithçka u mbyll në një kohë të shkurtër, nga tetori i 1971-sit kur u krijua, deri në shkurt të 1973-shit, gjithsej 15 muaj aktivitet. “Matura 72’” konsideroheshin për kohën si “The Beatles” shqiptar. “Në Esencë” tre prej anëtarëve të grupit erdhën për të kujtuar kohën kur çonin përpara ëndrrat e tyre, këndonin këngë dashurie nëpër pisha që të mos i pikaste njeri. Agron Kaiku, Vangjel Toçe, Kristaq Gjokrushi ndanë në program kujtime dhe eksperienca të atyre viteve.

“Për herë të parë në skenë dolëm në 1971-shin”-kujtojnë ata.

“Ideja e krijimit të grupit më erdhi nga bandit muzikore më në zë të kohës”-kujton Agron Kaiku.

Ata kishin krijuar një marrëdhënie të veçantë me publikun, i cili i rikthente vazhdimisht në skenë me duartrokitje pas interpretimeve. Tekstet e tyre binin ndesh me mentalitetin e kohës pasi ishin  lirike, por ata nuk u dorëzuan as kur pas shpërbërjes së grupit iu këshillua të bënin muzikë, por të ndërronin zhanrin në popullore.

“Problemet që nxirrte regjimi kanë penalizuar gjithnjë artistë”-kujtojnë ata, të cilët sidoqoftë nuk u dorëzuan.

U ribashkuan në skenë, pas 20-vitesh  nga një ftesë e regjisorit Leonard Gjata, në vitet '90. Përveç gjithçka je, pasioni dhe dëshira për të ndjekur ëndrrën për muzikën dhe për të sjellë ndryshime nuk i ndali kurrë, pavarësisht se më vonë gjatë jetës secili prej tyre ndoqi rrugë të tjera profesionale.

 

B.K./K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?